EDHE BUJANOCI NË TRASEN E HEKURUDHËS SË SHPEJTË, PJESË E MARRËVESHJES MES VUÇIQIT E BRUKSELIT

Bujanoc, 27 prill 2021 (foto Bujanovaçke) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha edhe Brukselit se do të ndërtohet hekurudha e shpejtë nga Beogradi në Nish, duke vazhduar deri në Preshevëdhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe se punimet do të financoheshin kryesisht me paratë evropiane.

Pritet që një pjesë e asaj hekurudhe do të kalonj përskaj Bujanocit, ndërsa presidenti, siç raporton RTS, njoftoi se hekurudha pritet të përfundoj në katër vitet e ardhshme dhe se treni nga Beogradi për në Shkup do të arrinte për tre orë e 15 minuta.

Nga Bujanoci, tani nuk ka trafik të drejtpërdrejtë hekurudhor për në Beograd, por vetëm për në Nish, ndërkohë që udhëtimi me tren pasagjerësh në këtë relacion zgjat deri në 4 orë.

Kur bëhet fjalë për hekurudhën, ai deklaroi se ajo do të ndërtohet në tërë relacionin nga Nishi në Preshevë, punë kjo mjaftë e vështirë, veçanërisht në grykën e Grdelicës.

“Besoj se udhëtimi me tren në relacionin Beograd – Shkup, përfshirë edhe stacionet e ndaljes, do të zgjasë tre orë e pesëmbëdhjetë. Më shpejtë nuk mund të arrishë as me aeroplan. Këto janë ndryshime të pabesueshme “, deklaroi Vuçiq.

“Ne kemi negociuar me disa prej tyre rreth projekteve të infrastrukturës, sepse Serbia mund t’ia ofroj vetit këto projekte. Gjatë u bisedua për të ardhur deri te një çmim i përafërt nga kinezët, sa I përket ndërtimit të kësaj hekurudhe, në gjatësi prej 200 kilometrash. Evropianët thanë që ata mund të bënin një ofertë më të mirë dhe ne morëm një çmim që nuk e kishim pritur, andaj kjo është arsyeja pse unë thashë që me këtë marrëveshje priten ndryshime drastike në vendin tonë, “tha Vuçiç.

Siç raporton RTS, ai specifikoi se, sipas variantit të zgjedhur, vlera maksimale e këij projekti do të shkoj deri në 1.2 miliardë euro, sepse rreth 35 deri në 50 përqind do të jenë para të dhuruara nga BE.

“Mbi 600 milion para do të jipen falas, prandaj investimi në këtë proijekt fantastik ia vlen madje edhe në variantin me 35%, ngase do të lidheshim me Shkupin, Selanikun dhe Athinën”, tha Presidenti i Serbisë.

Kjo, siç thotë ai, do të thotë shumë për trafikun e udhëtarëve, trafikun e mallrave, i cili do të përshpejtohet, dhe kjo do të thotë shumë më shumë para.

Ai precizoi se u diskutuan pesë variante të kostos së projektit, ndërsa Serbia pranoi variantin katër, sipas të cilit çmimi deri në Nish është 1.766 miliardë euro, me një vlerë më të vogël së paku për 600 milion, të cilat do të mbulohen nga BE.

“Për katër vjet e gjysmë, Serbia do ta ketë projekt. Jam shumë i lumtur, sepse asnjëherë nuk më ka ndodhur diçka e tillë në Bruksel. Kjo është një shpresë e madhe, një rast për ne dhe një nxitje në përshpejtimin e proceseve edhe në të gjitha temat e tjera “, tha Vuçiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *