FILLOI APLIKIMI PËR 60 EURO NDIHMË, JA EDHE MËNYRA E APLIKIMIT

Bujanoc, 28 prill 2021 –Nga sot deri më 15 maj qytetarët e moshës madhore mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore prej 60 eurosh përmes portalit idp.trezor.gov.rs. 30 eurot e para do të paguhen në maj dhe 30 eurot e tjera në nëntor.

Aplikimi i qytetarëve filloi që nga mesnata në portalin e Administratës së thesarit, ndërsa aplikimi përmes qendrave të thirrjes do të fillojë më 5 maj.

Përfitues të kësaj ndihme, në shumë prej 60 euro, janë të gjithë shtetasit e moshës madhore të Serbisë dhe që kanë vendbanim në Serbi, të cilët kanë aplikuar me të dhënat e një karte të vlefshme të identitetit.

Personat e regjistruar sit ë papunësuar, në Shërbimin nacional për punësim, do të marrin një ndihmë shtesë 60 euro në qershor, ndërkaq pensionistët do të marrin 50 euro në shtator.

Përfituesit e pensioneve, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në institucionin e vuajtjes së dënimit nuk kanë nevojë të aplikojnë, meqë paratë do t’u paguhen automatikisht.

Ashtu si vitin e kaluar, me rastin e aplikimit qytetarët duhet t’i shënojnë të dhënat e tyre dhe të zgjedhin bankën në të cilën kanë një llogari për bartjen e mjeteve, ndërsa në rast se nuk kanë llogari në ndonjë bankë, atëherë bartja do të bëhet në llogaritë e dedikuara për këtë rast.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *