ALEKSIQIT MANDATI I TRETË NË KRYE TË ÇERDHES NË BUJANOC

Bujanovaçke, 10 maj 2021

Bujanoc, 10 maj 2021 – Millovan Aleksiq u emërua përsëri drejtor i Entit parashkollor “Gëzimi” në Bujanoc, me aktvendim të Ministrit Branko Ruzhiq,.

Ky është mandati i tretë drejtor i Aleksiq, dhe ai erdhi në krye të Kopshtit, nga viti shkollor 2013/14, kur edhe kishte marrë mandatin e parë.

Në arsyetimin e aktendimit të ministries, të lëshuar më 29 prill, thuhet se Këshilli arsimor-edukativ i entit i dha Aleksiqit 59 vota, ndërsa 19 vota ishin për kundërkandidaten Bilana Trajkoviq.

– Aktvendimin e kam marrë disa ditë më parë. Ministri vetëm konfirmoi propozimin e Këshillit, por edhe të organit drejtues të entit – thotë Aleksiq, i cili është anëtar i këshillit lokal të PPS në Bujanoc.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *