Fotografi Kosovarë me Ekspozit në Bujanoc

Bujanoc, 17.5.2021.- Në sheshin e qytetit në Bujanoc, janë ekspozuar disa fotigrafi të realizuara nga fotigrafi Kosovarë Arian Mavriqi.

Kjo Ekspozitë po tregon interesim të madh tek shumë qytetarë të cilët po i shohin nga afër fotigrafit e realizuara nga fotografi Mavriqi të cilin e kemi këtu prezent sot, -kështu theksoi drejtori i shtëpisë së kulturës Granit Sadriu, i cili shtoi se ky organizim erdhi enkas për artëdashësit tanë e që aktivitete të ngjashme kishin munguar një kohë si pasoj e pandemisë Covid-19.

Ndërkaq për fotigrafin Mavriqi ishte e mirëpritur nje ftesë si kjo, në mënyrë që edhe qytetarët jasht Kosovës të kenë mundësi të shohin nga afër veprat e realizuara të tijë, siç potencoi ai pjesmarrja e qytetarëve ka tejkalu pritshmërit.

Aktiviteti në fjalë u organizua nga shtëpia e kulturës me mbeshtetjen e pushtetit lokal në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *