SI TË VISHEMI, KOLEKSIONET: PRANVERË-VERË

skruan: Lumturije Limani Ameti

Bujanoc, 21.5.2021.- Ende pa hyrë mirë stina e pranverës, kurioziteti na shtyn që tëdimë se cilat janë trendet e verës për të këtë vit.


Pranvera është koha e duhur për të eliminuar ngjyrat e errëta.

Gjithsesi, kur kemi parasysh faktin se në Bujanoc nuk kemimundësi për blerje me brende të ndryshme të cilat kanë kosto tëlartë, mjafton që të jemi korrekt tek kombinimet dhe ngjyrat e veshjeve dhe të dukemi IN si në Fashion Week çdo ditë, pa qenënevoja të shpenzojmë shumë para në brende të shtrenjta.

Këto lloj veshjesh mund t’i gjejmë fare lehtë në dyqane tëzakonshme, por disa nga anketuesit tanë thone se përzgjedhjet e tyre i bëjnë në qytete më të mëdha si Shkupi, Prishtina Vranja e të tjera:

Adela Rahimi nga Bujanoci thot se:

“U zakonisht e gjej veten tek këta pak butiqe kemikëtu, shumica e gjërave pothaj se njejta janë edhe qytetet e mëdha, ka një dallim tek çmimet, por kjo varetedhe nga kualiteti i artikullit“.

Ndërsa ndryshe mendon Arlinda e cila perzgjedhjet e koleksioneve i bënë zakonisht në qendra tregtare në Prishtinëapo Shkup, pasi që, siç thot ajo kemi më shumë zgjidhje dheçmime më të favorshme.

Mundësia tjetër vjen edhe tek porosit e internetit por kjo e fundit shpesh na zhgënjen dhe kemi dilema se artikujt nukjan reale si foto-thekson Mirjeta teksa bënte blerjet njërin nga butiqet e Bujanocit.

Ngjyra nudo është kthyer fuqishëm në trendet e fundit-të paktënktë e konfirmojnë pronarët e butiqeve, por bashk me të edhengjyra Lejla dhe mint jane ideale për të feminizuar veshjet tonapër koleksionet-pranverë-verë.

Kërkesat e theksuara jan tek fustanet, me detaje apo lule imta, ndërsa pantallonat trend  janë ato me bel gjatëdhe bluzat e shkurtëra (crop-top)-sqarojnë shitësit.

Ne përditshmëri femrat zakonisht fokusohen tek materjalet e lehta dhe që kombinohen me atlete, ndërsa me raste kërkojnëedhe kombinimet më elegante që shoqërohen me këpuc të lartadhe aksesorë, ndërsa meshkujt kombinimet i kan paksa mëklasike në ditët e zakonshsme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *