Bujanoc, 31 maj 2021 –Pika e karburantit në qendër të Bujanocit megjithat do të mbyllet, ndërkohë që mallrat janë tërhequr nga aty, ndërsa ende nuk dihet fati i saj në të ardhmen mbyllur.
Ajo që është rrethanë e volitshme përkon me fatin e tre të punësuarëve të cilët nuk do të mbeten në rrugë, ngase menaxhmenti i NIS u premtoi atyre se ata do të vazhdojnë të punojnë në pikën tjetër, në hyrje të Bujanocit.
Askush nga bashkëbiseduesit tanë në nivel lokal nuk e di pse NIS vendosi të mbyllë këtë pike të karburantit, e cila ishte rentaqbile.
Siç supozohet, është e mundur që NIS të shesë parcelën së bashku me objektin.