Bujanoc, 3 qershor 2021. – Mëngjesi i sotëm për bujanocasit zbardhi me çmime të reja të bukës dhe brumrave në furrat e këtushme.
Siç kishte paralajmëruar Bujanovaçke, buka nga 3 qershori kushton 50 dinarë, kundrejt 45 sa ishte deri më tani.
Janë rritur edhe çmimet e brumrave për më pakë se 10 dinarë, ndërsa çmimi i burekut është rritur për 20 dinarë dhe tani kushton 120 dinarë.
Çmimet e reja janë në fuqi në të gjitha furrat private në qytet.