NGA TRUPI BASHKËRENDUES, 16.6 MILIONË DINARË PËR AFARISTËT NGA BUJANOCI

Bujanoc, 8 qershor 2021. (Foto nga arkivi) – 16 milion dinarë janë planifikuar për kompanitë nga Bujanoci në konkursin e Trupit Koordinues për jugun të Serbisë, 15.4 milion dinarë për Preshevën dhe 8 milion dinarë për Medvegjën.

Në total janë planifikuar 40 milion dinarë, shumë kjo për 10 milion më shumë se vitin e kaluar.

Fondet e alokuara parashikojnë bashkëfinancim të projekteve të sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të vogla që kanë tendencë të rritjes dhe punësim të ri.

Qëllimi i konkursit është të financojë blerjen e pajisjeve dhe makinerive për bizneset që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% të kostove (neto) (pa përfshirë tatimin e vlerës së shtuar) të blerjes.

Rishikimi, kontrolli i korrektësisë formale, vlerësimi i aplikacioneve dhe marrja e një vendimi për alokimin e fondeve për subvencione, kryhet nga Komisioni, i cili formohet me vendimin e u.d. i Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Çdo aplikacion vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e aplikimeve dhe bëhet një listë renditjeje bazuar në numrin e pikëve në përputhje me kriteret.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për konkurs është 19 korrik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *