Bujanoc, 17 qershor 2021. – Deputetët nga Bujanovci, Nadije Beqiri dhe Shaip Kamberi, biseduan dje me ambasadorin e Turqisë në Beograd, Hami Aksoja, për investimet e mundshme të këtij vendi në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Shefi i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak”, Kamberi thotë se tema e bisedës ishin edhe projekte specifike në fushën e infrastrukturës dhe arsimit.
Takimi u mbajt në Ambasadën e Turqisë në Beograd.
Ambasadori Aksoj kohët e fundit vizitoi Bujanocin për të dorëzuar një donacion tjetër tek autoritetet lokale – një kamion plehrash, për të cilin, kohë më parë, kishte shkruar Bujanovaçke.
Që atëherë u paralajmërua se bashkëpunimi midis Komunës së Bujanocit dhe Turqisë do të vazhdojë përmes Agjensisë shtetërore të zhvillimit TIKA.