PËR ZËVENDËSIMIN E DYERVE DHE DRITAREVE TË JASHTME NDAHEN 2 MILION DINARË, KËTO JANË KUSHTET

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13 korrik 2021. – Për zëvendësimin e dyerve të jashtme dhe dritareve në shtëpitë familjare, apartamente dhe pallate banimi, përveç një milion dinarë nga Ministria e minierave dhe energjisë, qytetarët e Bujanocit do të kenë në dispozicion edhe po aq mjete nga buxheti i komunës, pra gjithsej 2 milion dinarë për rehabilitimin energjetik.

Për të filluar procedurën, pritet të shpallet një thirrje publike për kompanitë që merren me prodhimin dhe instalimin e zdrukthtarisë ndërsa nuk kemi marrë përgjigje nga Komuna për datën e saktë të shpalljes së thirrjes publike, megjithëse teksti është i gatshëm .

Procedura kërkon që pasi të jenë zgjedhur kompanitë, të hapet konkurs për qytetarët.

Për zëvendësimin – prokurimin me instalimin e dritareve dhe dyerve të jashtme dhe elementeve të tjerë transparentë në shtëpitë dhe apartamentet familjare, me punimet shoqëruese të ndërtimit, do të ndahen 1.5 milion dinarë, dhe 500,000 dinarë për pallatet e banimit, në përputhje me Rregulloren e miratuar nga Këshilli komunal më 12. korrik.

Shuma maksimale që qytetarët mund të marrin për blerjen e zdrukthtarisë është 50,000 dinarë, ose 50 përqind për aplikacion, e cila është e kufizuar në 100,000 dinarë.

Në rregullore thuhet se nuk do të pranohen kostot e punëve, prokurimi i materialeve dhe pajisjeve të blera para vizitës së parë të Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për bashkëfinancim të projekteve të efikasitetit energjetik.

Gjithashtu nuk do të financohen as kostot doganore dhe administrative, shpenzimet e huasë dhe rimbursimi i kostove për pajisjet e blera tashmë dhe shërbimet e kryera.

Në mënyrë që kërkesa të merret në konsideratë, aplikanti, ndër të tjera, duhet të jetë pronar dhe të jetojë në një shtëpi familjare ose në një apartament në territorin e Komunës së Bujanocit, se objekti është i legalizuar dhe ka shlyer detyrimet e tatimit në pronë.

Ne me kohë do t’iu informojmë për publikimin e thirrjes publike për kompani, dhe më pas për qytetarët, përmes portalit tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *