BËRNABIQ NË BUJANOC PARALAJMËROI INVESTITOR PËR GUMOPLASTIKËN DHE BANJËN

Bujanoc, 26 korrik 2021. (Foto FB Nenad Mitroviq)– Kryeministrja Ana Brnabiq tha se ka investitorë të interesuar për Banjën e Bujanocit dhe Gumoplastikën, thotë për Bujanovaçke, nenad Mitroviq lideri i këshillit lokal të PPS (SNS) dhe deputet popullor..
– Ajo na tha që ka investitorë të interesuar në këto dy kompani që duhet të formojnë boshtin e zhvillimit lokal, thotë Mitroviq.
Bërnabiq ishte në Bujanoc të shtunën, por në cilësinë e anëtares së Kryesisë së Partisë progresive serbe.
Mitroviq thotë se ajo u prit para selisë së këshillit lokal të partisë, nga anëtarët dhe simpatizantët e, të cilët paraqitën problemet me të cilat përballen në Bujanoc, kryesisht lidhur me infrastrukturën, furnizimin me ujë dhe problemet komunale siç është deponia.
– Për të gjithë ardhja e kryeministres në Bujanoc është një  ngjarje e madhe, ndërkaq nuk ka fare rëndësi pse ishte në cilësinë e zyrtares partiake. Ajo bisedoi me qytetarët, ndërkaq deponia dhe furnizimi me ujë janë probleme me të cilat përballemi të gjithë, pavarësisht nga përkatësia partiake. Ajo premtoi se shteti do të merrte përsipër gjithçka për të zgjidhur këto probleme, thotë Mitroviq.
Ai shton se Kryeministrja është e njohur me situatën politike në Bujanoc, ku serbët, siç tha ai, u lanë mënjanë nga pushteti me urdhër nga Tirana.
Ai gjithashtu bisedoi me Brnabiqin rreth kuvendit të ardhshëm zgjedhor të PPS (SNS).
Gjatë fundjavës, Ana Brnabiq qëndroi në rrethin Pçnja, ku vizitoi Bosilegradin, V. Hanin dhe Vranjën si Kryeministre.
Kur u pyet pse ajo nuk erdhi në Bujanovac si kryeministre, por si një zyrtare e partisë, Mitroviq tha se kjo pyetje duhet drejtuar kabinetit të saj.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *