12 MILION DINARË NGA KOMUNA PËR BIZNESET E BUJANOCIT, KONKURSI SHPALLET TË PREMTEN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29korrik 2021. Konkursi për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Bujanocit, për të cilat komuna ka ndarë 12 milion dinarë, do të hapet të premten (30 korrik). Siç u tha, gratë ndërmarrëse do të marrin pika shtesë me rastin e vlerësimit të projekteve.

Kompanitë që planifikojnë të krijojnë vende të reja pune dhe që deri më tani nuk kanë marrë subvencione nga Komuna dhe Trupi koordinues do të kenë përparësi në ndarjen e subevencioneve nga buxheti i komunës, njoftoi dje kryetari i komisionit për subvencionimin e bizneseve, Agon Islami.

– Për projektet që parashikojnë hapjen e vendeve të reja të punës, shuma maksimale do të jetë 300,000 dinarë, ndërsa kemi paraparë mjete në shumë prej 250.000 dinarë për bizneset fillestare – tha Islami dje në seancën e Këshillit Bashkiak.

Dje, këshilli komunal miratoi Rregulloren për ndarjen e subvencioneve.

Siç u njoftua, ndërmarrësit do të kenë kohë deri më 13 gusht për të aplikuar për subvencione komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *