D. Stošić
Bujanoc, 17. gusht 2021. – Fillimi i punimeve për rindërtimin e rrugëve rreth kopshtit të Bujanocit do të fillojë më së voni për dy javë, me vendosjen e sinjalizimit të përkohshëm sepse është një nga rrugët kryesore në qytet, thotë për Bujanovaçke Fazila Azemoviq, kryeshefe e Drejtoratit për investime dhe zhvillim.
Siç ka shkruar Bujanovaçke më parë, fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugëve (Vëllezërit Stoshiq, Vuk Karaxhiq dhe 1 Maji) rreth parkut të qytetit dhe kopshtit pritej në mes të qershorit, por kjo nuk ndodhi, siç u tha, për shkak të procedurës komplekse të prokurimit publik, rrespektimit të procedurave ligjore dhe afateve ankimuese sepse ky është projekti më i vlefshëm i buxhetit për këtë vit, i cili “peshon” 15.6 milion dinarë.
– Procedura e prokurimit publik filloi në janar dhe është drejt fundit, dhe punimet përgatitore për rindërtimin e këtyre rrugëve do të fillojnë së shpejti, thotë Azemoviq
Së bashku me rindërtimin e plotë të rrugëve, sipas saj, do të ndërtohen trotuare të reja, si dhe një shteg që do të shërbejë për qasje më të lehtë në kopsht.
– Ky proces zgjati më shumë sepse është një prokurim public me vlerë të madhe me procedurë të hapur dhe është e pamundur të bësh një paralele me ndonjë rrugë tjetër, ndërkohë që ky është investimi ynë më i madh këtë vit, thotë Azemoviq.