STANKOVIQ: LE TË MË SHKARKOJNË PROGRESISTËT, UNË DO TË PUNOJ

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 03 shtator 2021 – Kërkesën e bordit të Bujanocit të PPS për largimin e tij nga pozita e kryetarit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq e vlerëson si legjitime, por ai thotë se për këtë do të vendosin ata që e kanë emëruar.

Foto: Stankoviq dhe Mitroviq gjatë një takimi në Bujanoc

– Unë jam, të them kështu, një ushtar i shtetit dhe çfarë që vendosë shteti dhe ata që më kanë emëruar, unë do ta përmbush atë pa asnjë kusht ose zvarritje – përgjigjet Stankoviq në pyetjene Bujanovaçke, lidhur me kërkesën e progresistëve për shkarkimin e tij..

PPS në Bujanoc po kërkon largimin e kryetarit aktual të TK -së, sepse, siç thonë ata, besojnë se Stankoviq nuk bëri asgjë për Bujanocin, dhe veçmas ia zënë për të madhe se nuk erdhi në Bujanoc për të ofruar mbështetje për serbët pas formimit të shumicës “mbarëshqiptare”.

– Ai thjesht nuk e bën punën e tij, nuk shihet në teren në Bujanoc dhe popullata serbe nuk ka asnjë përfitim nga ky institucion nën udhëheqjen e tij – i kishte thënë Bujanovaçkes, në maj të këtij viti, kreu i progresistëve, Nenad Mitroviq.

Të enjten, Mitroviq mori pjesë në një takim të thirrur nga Stankoviq për të diskutuar me udhëheqësit politikë serbë për projektet e financuara nga TK për mjediset serbe.

– Unë kam bashkëpunuar me këta njerëz në periudhën e kaluar, dhe për atë se sa dhe si kam bashkëpunuar është një çështje që mund ta inicioj kushdo, por unë nuk kam ndonjë hezitimesh personale – tha Stankoviq.

Ai në fund tha se është e drejtë legjitime e çdo partie politike dhe individi për të kërkuar largimin e tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *