ZYRTARE: PAGA MESATARARE NË BUJANOC 47.000 DINARË

Shruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. shtator 2021 – Paga mesatare në komunën e Bujanocit është pothuajse 18,000 më e ulët se mesatarja kombëtare prej 64,731 dinarësh.
Me një mesatare prej 46,897 dinarë, Bujanoci është i parafundit në rrethin e Pçinës, ku të ardhurat më të ulëta janë në Preshevë- 45,921 dinarë, sipas të dhënave zyrtare nga Enti statistikor republikan, për korrikun e këtij viti.
Paga mesatare më e lartë neto në rrethin Pçinja është në komunën Vladiçin Han – 52.963, e ndjekur nga Surdulica me 52.416, Vranja me një mesatare prej 52.320, dhe më pas Trgovishta me 51.723 dinarë.
Me një mesatare prej 51,075 dinarë, banorët e rrethit Pçinja, në krahasim me të gjithë të tjerët në vend, kanë paga më të larta vetëm sesa banorët e rrethit të Jablanicës, të cilët janë në fund, me një mesatare prej 50,666 dinarë.
Në jug të Serbisë, më afër mesatares kombëtare janë qytetarët e Nishit, paga mesatare e të cilëve është 61,914 dinarë.
Në vendin e parë sa i përket të ardhurave në Serbi është ende komuna e Beogradit, Vraçar, ku paga mesatare është më e larta për 42,000 dinarë sesa mesatarja kombëtare dhe arrin në 106,931 dinarë.
Mesatarja në nivelin e Beogradit është 80,741, ndërsa në Vojvodinë 61,203 dinarë



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *