Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14 tetor 2021. (foto nga arkivi) – Kryqi i Kuq ka përgatitur pako ushqimore dhe higjienike për 1170 familjet materialisht më të rrezikuara në komunën e Bujanocit, ndërsa shpërndarja do të fillojë javën e ardhshme.
– Pakot do t’u jepen familjeve të moshuara që jetojnë të vetëm, familjeve me më shumë fëmijë, familjeve me më shumë anëtarë të papunë, si dhe personave me aftësi të kufizuara – tha për portalin tonë Bratisllav Llazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq në Bujanoc.
Të martën do të arrijë mielli, ndërsa shpërndarja e paketave do të fillojë të mërkurën, shtoi ai.
Siç pritej, të gjitha 1170 paketat do t’u dorëzohen përdoruesve brenda 25 ditëve.
– Brenda këtij afati, ndihma prej 1170 pako do të jetë në duart e përfituesve, në 30 bashkësi lokale, gjegjësisht në 60 vendbanime. Pakot e ushqimit dhe higjienës janë planifikuar në nivelin e një familje prej katër anëtarësh, për t’i furnizuar ata për një periudhë tremujore – thotë Llazarević.
Sipas tij, listat e më të rrezikuarve janë bërë në bashkëpunim me kryetarët e bashkësive lokale, të cilët, siç tha ai, e njohin më së miri situatën në lokalitetet e tyre.
Asistenca është siguruar me bashkëpunim të ndërsjelltë mes Kryqit të Kuq dhe Ministrisë së punës.