NGA VITI TJETËR REGJISTRIMI I AUTOMJETEVE SIPAS VITIT TË PRODHIMIT, NË VEND TË VËLLIMIT TË MOTORIT

Bujanoc, 29. tetor 2021. – Nga 1 janari 2022, gjatë regjistrimit, makinat do të taksohen sipas vitit të prodhimit dhe jo sipas vëllimit të motorit, bëri të ditur ministri i Financave, Sinisha Mali.

Ai i është përgjigjur kështu pyetjes së deputetit se a mund të aplikohet një model më i drejtë për taksimin e automjeteve në vend të atij ekzistues, sepse ndodh që shuma e taksës të kalojë vlerën e tregut të automjetit, sepse taksa vendoset sipas vëllimit të motorit.

Sipas tij, projektbuxheti për vitin 2022 do të përfshijë edhe propozime për ndryshimin e ligjit për pronën dhe bartjen e të drejtave absolute, me zgjidhje të problemit, sepse ka pasur shumë komente nga qytetarët për të cilët zgjidhja ekzistuese nuk është logjike, transmeton RTS. .

– Vetëm zgjidhja ligjore do të mundësojë që procedura të përfundojë shumë më shpejt dhe më lehtë. Ai problem do të zgjidhet deri në fund të vitit dhe nga 1 janari 2022 do të fillojmë ta aplikojmë atë zgjidhje, tha Mali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *