KAMBERI: INSTITUCIONET SHTETËRORE PO GLORIFIKON KRIMINELËT E DËNUAR TË LUFTËS

 

Bujanoc, 15 nëntor 2021 – Deputeti nga Bujanocit, Shaip Kamberi, vlerëson se mohimi i krimeve të luftës dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës në Serbi po bëhet nën kujdesin e institucioneve shtetërore.
Sipas Kamberit, ajo po bëhet një përditshmëri e shoqërisë së sotme.
– Qëllimi i gjithë kësaj është një përpjekje për të rishikuar historinë e viteve ’90-ta dhe një përpjekje për të fshirë krimet e dokumentuara të luftës. Fatkeqësisht, kjo tendencë çon në faktin se sot në vend të krimeve dhe kriminelëve të luftës, autoritetet janë duke goditur ata që janë kundër krimeve dhe glorifikimit të kriminelëve të ”, tha Kamberi për Danas, me rastin e ngjarjes për muralin e të dënuarit të Hagës, Ratko Mlladiq, në Beograd.
Ai vlerësoi se kjo paraqet një përpjekje për t’u kthyer në pozitat politike të viteve ’90-ta dhe ndikon në forcimin e nacionalizmit serb përmes keqpërdorimeve të serbëve që jetojnë në vendet përreth.
“Është e papranueshme që kjo të ndodhë në një vend që është në proces të integrimit europian, sepse kjo praktikë bie ndesh me vlerat themelore të BE-së dhe praktikisht do të thotë jo vetëm largim nga rruga europiane, por edhe përpjekje për të destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor – tha Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *