MUSTAFA: KKSH I GATSHËM TË PUNOJË ME QEVERINË E SERBISË

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 17. Nëntor 2021. – “Më shumë se tetë vjet që nga miratimi i planit 7-pikësh nga Qeveria e Republikës së Serbisë, ka pak besim për zgjidhjen e problemeve konkrete, mirëpo megjithatë ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku në zgjidhjen e tyre”, tha për Bujanovaçke Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtartë Shqiptarëve.

Me rastin e dialogut social për arsimin, të mbajtur të martën në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc, për të cilin ka shkruar portali ynë, dhe që është mbajtur me iniciativën e KKSh-ës, Ragmi Mustafa ka shprehur gatishmërinë e Këshilli Kombëtar të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve specifike me të cilat përballen pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për t’i tejkaluar problemet, duke përfshirë edhe njohjen e diplomave, dhe shpresoj që Qeveria e Serbisë, gjegjësisht ministria dhe të gjithë të përfshirët do të kenë vullnet që të zgjidhin disa probleme gjatë tremujorit të parë të vitit 2022”, thotë Mustafa.

Duke folur për dialogun, ai vuri në dukje se ka vullnet për zgjidhjen e problemeve aktuale në arsim, por gjithashtu vuri në dukje se e gjithë kjo ndodh në kushtet kur janë të punësuar më pak shqiptarë në gjykatë, polici dhe kur “kemi një zjarrfikës dhe asnjë drejtor në krye të enteve shëndetësore”.

“Ajo për të cilën ne angazhohemi është një shoqëri më e drejtë dhe më e barabartë edhe në Luginën e Preshevës”, thotë Mustafa.

Ai shtoi se janë gjetur zgjidhje për disa probleme teknike në sistemin arsimor, fillimisht, siç thotë ai, të përfundojë cikli i sigurimit të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të fillojë për shkollat e mesme, por edhe të paisjes me liçenca për më shumë se 200 mësues në vitin tjetër.

Duke theksuar rëndësinë e njohjes së diplomave nga Kosova, Mustafa tha se procesi është i ndarë nga procesi që po zhvillohet në Bruksel dhe se nuk duhet të presim marrëveshje të mëdha.

Në dialogun social morën pjesë edhe ministri i Arsimit Branko Ruzhiq, Ministrja e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Gordana Çomiq dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *