NISMA QYTETARE: KOMPANITË E MËDHA TË PAINTERESUARA PËR PAKO FËMIJËVE TË VARFËR

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc 17 dhjetor 2021. – Për shkak të reagimit të ulët e të papritur të kompanive të mëdha kombëtare dhe rrjeteve të shitjes me pakicë, organizata “Iniciativa Qytetare” fton studentët që secili të kontribuojë nga një donacion të vogël në aksionin humanitar të mbledhjes së përmbajtjeve për pakot e Vitit të Ri për fëmijët e familjeve të varfra.

Këtij aksioni humanitar pritet t’i bashkohen edhe nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit “Shën Sava” dhe “Sezai Suroi”, ndërsa nëpër shkolla do të vendosen kuti për grumbullimin e donacioneve dhe përmbajtjeve tjera për fëmijët.

Të rinjtë nga Bujanoci dhe Presheva, së bashku me organizatën “Iniciativat Qytetare”, së fundmi kanë nisur këtë aksion me qëllim që të ndihmojnë dhe t’u sjellin sadopak gëzim qytetarëve më të rinj, për të cilin ka shkruar Buajnovaçke.

-Mjafton një qese e vogël me “smoki”, çokollatë, mjete shkollore, sa të mundeni. Le të përpiqemi t’i bëjmë ata fëmijë të lumtur dhe të përfshijmë sa më shumë familje – thuhet në mesazhin e organizatorëve.

Kujtojmë, individë, biznesmenë vendas dhe organizata të tjera mund të depozitojnë para për blerjen e përmbajtjes për këto pako në llogarinë e dedikuar 160-6000000072787-35 në Bankën “Intesa”.

Lodrat, ëmbëlsirat dhe përmbajtjet tjera të ngjashme për fëmijë mund të dhurohen në ambientet e Zyrës për të rinjë, në sheshin e qytetit në Bujanoc duke telefonuar në numrin e telefonit 062/8658118.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *