NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME SIGURUAN 100 PAKO PËR FËMIJËT E VARFËR

 

Bujanoc, 23 dhjetor 2021. – Fëmijëve të familjeve të rrezikuara sociale do t’u ndahen 100 pako për Vitin e Ri, të cilat i kanë siguruar nxënësit e shkollave të mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” nga Bujanoci.
Sipas Bogdan Matiqit nga Parlamenti i nxënësve i Shkollës “Shën Sava”, synimi kryesor i këtij aksioni është solidarizimi me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk mund ta përballojnë natën e Vitit të Ri.
– Ne duam t’i bëjmë të lumtur fëmijët e varfër, të cilët nuk morën kurrë pako, që edhe ata ta ndjejnë atmosferën e Vitit të Ri – thotë Bogdani.
Ai shton se nxënësit kanë dhuruar edhe një pjesë të parave për pako, të cilat sipas listës do t’i shpërndajë Qendra për Punë Sociale në Bujanoc.
I gjithë aksioni është ide e të rinjve nga Bujanoci, Vranja, Presheva dhe Lebani, së bashku me Nismën Qytetare, parlamentet e shkollave dhe Zyrën për të rinjë në Bujanoc, ndërsa aksioni u përkrah me donacione nga biznesmenët lokal.
Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit ALVED të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe zbatuar nga Iniciativa “Ndryshimi Paqësor” dhe “Njerëzit në Nevojë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *