MUSTAFA: NGA 91 DOGANIERË VETËM 13 SHQIPTARË, KA DISKRIMINIM EDHE NË INSTITUCIONET E TJERA SHTETËRORE

 

Bujanoc, 9. shkurt 2022. “Nga 91 doganierë që punojnë në Luginën e Preshevës, vetëm 13 janë shqiptarë”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), i cili çdo ditë publikon të dhëna për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore., duke e dëshmuar kështu, siç thotë, se nuk ka integrim, por vetëm diskriminim.

Mustafa prezantoi edhe të dhënat për numrin e shqiptarëve që punojnë në shëndetësi, Entin Gjeodezik Republikan, njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit ndërsa theksoi se nuk ka asnjë prokurorë shqiptar.

– Vetëm 13 doganierë shqiptarë punojnë në tërë Serbinë, nga 91 doganierë sa punojnë në Luginën e Preshevës, pavarësisht se qeveria serbe në vitin 2009 miratoi hapjen e 63 vendeve të punës sipas marrëveshjes për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore – thotë Mustafa.

Presidenti i KKSH-ës thotë se në spitalin e Vranjës nuk ka as pastrues shqiptar.

– Në sistemin e kujdesit primar shëndetësor në Preshevë dhe Bujanoc, zona këto ku popullsia shqiptare është shumicë, janë të punësuar 268 shqiptarë, përkatësisht 47 për qind. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë shqiptar në krye të ndonjë institucioni shëndetësor. Në sistemin shëndetësor në Medvegjë nuk ka fare shqiptarë – thotë Mustafa.

Ai përmendi edhe shembullin e Entit Gjeodezik Republikan, në degët e të cilit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë punon vetëm një shqiptar.

– Fjala është për komunat në të cilat 71 për qind të votave në zgjedhje janë fituar nga përfaqësuesit politikë shqiptarë. Nga 15 të punësuar në shërbimet kadastrale, vetëm një është punëtor nga komuniteti shqiptar – thotë ai.

Sipas tij, vetëm një shqiptar është i punësuar në njësitet e zjarrfikësve dhe shpëtimit të MPB-së, të cilat punësojnë 23 punëtorë në jug të Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *