Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 28. shkurt 2022. Shumica e qytetarëve të Bujanocit dhe rrethinës besojnë se fabrika Gumoplastika dhe thertorja e Jugokopit nuk do të funksionojnë më, përkundër disa premtimeve nga kreu i shtetit. Sa i përket raportit të qeverisë qendrore ndaj komunës dominon vlerësimi se Bujanoci nuk ekziston për Beogradin, tregojnë rezultatet e anketës së portalit tonë “Cili është qëndrimi i Beogradit ndaj Bujanocit”.
Në pyetjen “Si do ta vlerësonit raportine pushtetit qendror ndaj Bujanocit”, pothuajse 78 për qind e rreth pesëdhjetë të anketuarve besojnë se “Bujanoci nuk ekziston për Beogradin”, ndërsa 16 për qind prej tyre kanë thënë “nuk jam i interesuar”.
Një pjesë e vogël e të anketuarve (4,5%) e kanë vlerësuar të shkëlqyer qëndrimin e pushtetit qendror ndaj Bujanocit.
Të pakënaqur me raportin mes pushtetit qendror dhe atij lokal, qytetarët e Bujanocit nuk kanë pasur asgjë të mirë për të thënë për Beogradin, ndërsa kritikat për raportin e keq, siç tregojnë të anketuarit, janë pasojë e politikës, mungesës së bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe mungesa e asistencës në tërheqjen e investimeve.
Gjithçka është keq, Bujanoci është shlyer”, thuhet në një nga komentet.
“Indiferencë ekonomike dhe politike. Një shpërfillje ndaj qytetarëve të të gjitha grupeve etnike, e cila në shekullin e 21-të nuk mund të krahasohet me asgjë”, thotë pjesëmarrësi në anketë.
Ndër komentet në rubrikën “Shkruani çfarë është e mirë në qëndrimin e Beogradit ndaj Bujanocit?”, dominon vetëm një përgjigje: “Asgjë”.
“Asgjë. Ata as që e dinë se gjendemi në territorin e Serbisë”, thotë një lexues.
Kur u pyetën për prioritetet në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Bujanocit, shumica e lexuesve tanë zgjodhën krijimin e vendeve të punës (34,6%), ndërsa 13,6% e të anketuarve votuan për investime dhe programin kombëtar.
20,4 për qind e Bujanocasve besojnë se janë të nevojshme investimet dhe vendet e reja të punës dhe programi kombëtar.
Në pyetjen “A besoni se Jugokopi dhe Gumoplastika do të fillojnë sërish punën”, 93 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht.