Bujanoc, 5. prill 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, ka vlerësuar se arsyet e pjesëmarrjes së ulët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit janë mungesa e një numri të madh të qytetarëve që punojnë jashtë vendit dhe mosinteresimi për politikën. Për këtë, shqiptarët me shumë gjasa do të mbeten pa përfaqësues në Kuvendin e Serbisë, duke pasur parasysh se të dyja koalicionet shqiptare janë nën pragun pas më shumë se 97% të vendvotimeve të përpunuara.
– Nga 60 mijë që kanë të drejtë vote kanë votuar 12 mijë shqiptarë, pra në kutitë e votimit kanë dalë një numër i vogël i shqiptarëve – ka thënë Mustafa për mediat kosovare.
Sipas të dhënave jozyrtare, në komunën e Bujanocit në zgjedhjet parlamentare kanë votuar rreth 35% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet presidenciale pjesëmarrja është më e ulët.
Mustafa thotë se një numër i madh i qytetarëve punojnë jashtë vendit, por edhe një numër i caktuar i pakicës shqiptare janë mjaft indiferentë ndaj politikës.
-E gjithë kjo ka ndikuar në pjesëmarrje të dobët, por edhe në të kaluarën pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët”, ka theksuar Mustafa.
Mustafa ka kujtuar se faktori politik shqiptar ka shkuar në zgjedhje këtë vit në dy lista të ndara, sepse nuk ka arritur konsensus për një performancë të unifikuar.
Mustafa thotë gjithashtu se disa shqiptarë në Medvegjë nuk kanë mundur të votojnë për shkak të pasivimit të adresës.