Bujanoc, 3. maj 2022. – Teksti ynë i djeshëm përmes të cilit nëna e Vukanit fton njerëzit që të vazhdojnë të dërgojnë SMS duke ndihmuar në trajtimin e birit të saj, gjykuar nga komentet, i ka bashkuar bujanocasit pa dallim përkatësie kombtare.
Ivana Stoilkoviq ka thënë se për Vukanin deri më tani janë grumbulluar 950 mijë euro nga 2 milionë që janë kërkuar, por se ditët e fundit janë gjithnjë e më pak mesazhe për trajtimin e djalit të saj.
Bujanocasit deri më tani kanë treguar se kanë zemër të madhe përmes një sërë aksionesh humanitare, të cilët i ka bashkuar edhe teksti që kemi transmetuar.
Një grua nga Bujanoci, për shembull, është e gatshme të shesë rrobat e saj të markës dhe të paguajë për trajtimin e Vukanit, dhe ka një propozim që jugu i Serbisë të ngrihet dhe të shkojë në Kuvendin e Beogradit.
Disa lexues besojnë se shteti nuk po reagon sepse është një fëmijë nga jugu i Serbisë, të bindur se reagimi nuk do të kishte munguar nëse do të ishte një fëmijë nga një rajon tjetër.
Nëse para jepen krijesave të reality show-t, pse të mos ndihmohet Vukani, pyesin lexuesit.
Nëse çdo qytetar i Serbisë do të dërgonte nga një SMS, do të mblidheshin mjaft para, apelojnë lexuesit.
Shumë prej tyre i bëjnë thirrje shtetit të ndihmojë, sepse një milion euro që mungojnë nuk është shumë për qeverinë.
Të gjithë lexuesit tanë ftojnë bashkëqytetarët e tyre që të dërgojnë mesazhe për trajtimin e Vukanit, duke treguar edhe një herë zemrën e madhe të Bujanocit.
Portali ynë me këtë rast fton edhe lexuesit që të ndihmojnë me mesazhe apo në ndonjë mënyrë tjetër, sepse nëse shteti hesht për Vukanin dhe vuajtjet e prindërve të tij, këtë nuk duhet ta bëjnë qytetarët.