NGA 25 MAJI NË BEOGRAD MBAHET FESTIVALI “MIRËDITA – DOBAR DAN”

Bujanoc, 20. maj 2022. Ekspozita “Të gjithë lotët tanë” do të hapë edicionin e nëntë të festivalit “Mirdita – Dobar dan!” që mbahet nga 25 deri më 28 maj në Beograd.

Sipas organizatorëve, festivali i sivjetshëm do të jetë një ndërthurje e artit, skenës bashkëkohore kulturore dhe ngritjen e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë si me të kaluarën ashtu edhe me të ardhmen, në kohën që paraqet një sfidë të madhe për shoqëritë në Kosovën dhe Serbi.

– Biseda për tema të dhimbshme është pika zero e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e kaluara është këtu për të mësuar prej saj, për të mësuar se paqja ndërtohet mbi empati dhe fakte. Qytetarët e Serbisë dhe Kosovës meritojnë paqe të qëndrueshme, e cila i motivon ata të njihen dhe të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, e jo ksenofobinë dhe keqkuptimin e ndërsjellë që po e shohim sot – tha Fiona Jeliqi nga Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut.

Festivali do të nisë me ekspozitën “Të gjithë lotët tanë” të mërkurën, më 25 maj, me fillim nga ora 18:00 ndërsa ekspozita do të qëndrojë deri më 1 qershor në hapësirat Enxhio Hub.

Ceremonia e hapjes së festivalit është caktuar për 26 maj në orën 18:00 në oborrin e Qendrës për dekontaminim kulturor, e ndjekur nga shfaqja “Stifler”, e cila shqyrton në mënyrë kritike standardet morale që shoqëritë i përdorin shpesh si kriter për të shprehur humanizmin dhe për të ofruar ndihmë.

Në fokus të programit debatues të festivalit të sivjetmë do të jetë qëndrimi i shoqërisë serbe dhe kosovare ndaj luftës në Ukrainë, si dhe kultura e kujtimit të viktimave të Goli Otokut.

Në ditën e dytë të festivalit do të performojë interpretuesi i njohur kosovar Shpat Dede, ndërsa edicioni i nëntë i festivalit do të mbyllet me mbrëmje argëtuese nga DJ Genc Elezaj në XL Bar.

Filmi “Hoji”, me regji të Blerta Basholit, e cili ishte në listën e ngushtë për nominimin për çmimin prestigjioz Oscar, do të shfaqet premierë për publikun beogradas më 28 maj në Kinotekën jugosllave, me fillim nga ora 20.00.

Festivali “Mirëdita – Dobar dan!” organizohet nga Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut, Iniciativat Qytetare, Forumi ZFD dhe organizata Integra nga Kosova.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *