Bujanovaçke, 25. maj 2022.
Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. maj 2022.– Regjistrimi i ardhshëm i paraparë për këtë vit do të jetë një nga temat kryesore të takimit të Ministres për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogun social në mandatin teknik, Gordan Çomiq dhe kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, raporton gazetari i Bujanovaçkes.
Në takimin që po zhvillohet në pallatin e komunës po marrin pjesë edhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu dhe drejtori i Entit republikan të Statistikave, Milladin Kovaçeviq.
Supozohet se temë e bisedës do të jetë integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe zbatimi i Planit 7-pikësh, të miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013.
Siç është paralajmëruar, të pranishmit pas takimit do t’u drejtohen mediave.
Pakica shqiptare bojkotoi regjistrimin e vitit 2011.
Grupi punues për integrimin e shqiptarëve të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në institucionet shtetërore është formuar në prill, një muaj pas dialogut në Bujanoc ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë serbe dhe përfaqësuesve politikë të shqiptarëve.