TË RINJTË NGA BUJANOCI NDËRTOJNË URA MIQËSIE ME BULLGARINË

Bujanovaçke 26 maj 2022.

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, Preshevë, 26 maj 2022 (Foto BSC) – Kristina Tomiq, nxënëse e klasës së dytë në Gjimnazin “Sveti Sava” në Bujanoc, që vijon mësimet në drejtimin infermiere-edukatore, është kualifikuar në garat finale, në kuadër të projektit “Bullgaria të jepë dorën – njihe atë”, project ky I cili po zbatohet nga Qendra Bugare – Serbe në Vranjë. Sipas Danijella Ristiqit, mentore dhe profesoreshë e pedagogjisë në shkollë, ky projekt po krijon një urë lidhëse mes dy vendeve, duke afruar kulturat dhe njohjen e nxënësve me njëri-tjetrin.

– Qëllimi i projektit është që nxënësit tanë të njihen jo vetëm me bukuritë natyrore të Bullgarisë, por edhe me kulturën e tyre, duke ndërtuar dhe thelluar marrëdhëniet e ndërsjella mes dy vendeve – thotë për Bujanovaçke, profesoresha e grupit mjekësor të kësaj shkolle.

“Svetosavasit”, 22 prej tyre, gjatë vitit shkollor morën pjesë në punëtori dhe ligjërata të organizuara nga Qendra bullgare-serbe në Vranjë.

– U mbajtën punëtori me temën e diskriminimit, dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe barazisë gjinore, ndërsa ligjëratat kishin të bënin me shkrimin dhe menaxhimin e projekteve dhe njohjen me gjeografinë e Bullgarisë, ofertën e saj turistike dhe bukuritë e saja – thotë Ristiq.

Ajo shton se nxënësit kanë qenë shumë aktivë dhe kanë treguar njohuri të mira përmes testeve eliminuese, ndërsa Kristina Tomiq ka fituar vend në garën finale, e cila do të mbahet në mesin e shtatorit në Konsullatën e përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Nish.

– Detyra e nxënëses sonë është të hartojë një projekt propozim në temën e kulturës, sportit, artit, ekologjisë dhe tema të tjera, por me theks në lidhjen me Bullgarinë, një propozim për bashkëpunim të ardhshëm të shkollës sonë me partnerë nga Bullgaria – tha Ristiq.

Sipas saj, nxënësi, projekti i të cilit do të merrë vlerësimin më të lartë do të ka marrë çmime të vlefshme ndërkaq pas përfundimit të projektit, për nxënësit dhe profesorët është planifikuar një ekskursion njëditor në Sofje.

Drejtoresha e shkollës, Biserka Joviq, e vlerësoi projektin, duke theksuar mirënjohjen e saj për Qendrën bullgaro-serbe për donacionin që i bëri shkollës në formë printeri.

– Ky është një projekt shumë i menduar mirë. Bëhet fjalë për tolerancën, njohjen e kulturës me elementët e edukimit qytetar. Aktualisht jemi në fazën që të kemi një nxënëse e cila ka qenë në listën e ngushtë në pjesën eliminatore duke hyrë kështu në garën finale në Nish – shtoi drejtoresha.

Projekti “Bullgaria të jepë dorën – njihe atë” i Qendrës bullgaro-serbe të Vranjës po realizohet edhe në shkollat e mesme në Vranjë, Vlladiçin Han, Leksoc dhe Nish.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *