Bujanovaçke 26 maj 2022.
Bujanoc, Preshevë, 26 maj 2022 – Të rinjtë nga Presheva u shoqëruan me bashkëmoshatarët e tyre të vendosur aktualisht në Qendrën e pritjes, me rastin e Ditës botërore të kulturës.
Pikniku në brigjet e liqenit të Rahovicës është organizuar nga organizatat “Be Active 16” dhe “Indigo”, me mbështetjen e UNHCR-së.
“Të rinjtë e Qendrës së pritjes në Preshevës dhe komunitetit lokal patën rastin të diskutojnë hapur për tema të ndryshme, e veçanërisht të shkëmbjnë informacione për kulturën nga vijnë. E mbyllëm aktivitetin me mesazhin se jemi të gjithë nga kombësi dhe kultura të ndryshme, por të gjithë jemi njerëz dhe qeshim të gjithë njësoj”, thonë organizatorët.