fbpx

ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE KËRKOJNË NGA PREMIERJA QË TA DËNOJ GJUHËNN E URREJTJES NDAJ SHQIPTARËVE

 

Bujanoc, 27. maj 2022. – Një grup prej 22 organizatash të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova i kanë kërkuar qeverisë serbe dhe kryeministres Ana Brnabiq që të dënojnë gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të ministrit të policisë Aleksandar Vulin.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë, gjegjësisht kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të reagojë dhe të dënojë përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ministri Vulin dhe të kundërshtojë përdorimin e fjalës “šiptar”, thuhet në deklaratën që po e transmetojmë në vazhdim:

“Më 20 maj 2022, ministri Vulin ka përdorur fjalën “šiptari” në disa raste duke iu referuar shqiptarëve ndčrkaq deklarata e tij për media është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Në vitin 2018, gjyqësori serb vendosi se fjala “šiptari” ishte fyese dhe e konsideeruar si gjuhë e urrejtjes. Përkundër kësaj, ministri Vulin në mënyrë aktive dhe konsekuente e përdori këtë fjalë kur është fjala për shqiptarët dhe vazhdon ta bëjë këtë pa asnjë pasojë për pozitën e tij në Qeverinë e Serbisë. Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk kanë vend në pushtet.

Gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëritë tona, duke përfshirë kuadrin normativ për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante.

Përveç kësaj, kur zyrtarët e lartë të qeverisë përdorin gjuhën e urrejtjes duke targetuar një grup të caktuar etnik, ajo mund të ketë pasoja shkatërruese, pasi inkurajon diskriminimin, radikalizimin etno-politik dhe potencialisht çon në dhunë.

Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjta retorikë e përdorur nga mediat dhe zyrtarët në vitet 1990 për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur maltrtetimin, shkeljet e të drejtave të njeriut e deri te krimet e luftës në Kosovë.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga zyrtarë të lartë të qeverisë, si ministri Vulin, inkurajon ata në shoqëritë tona që punojnë kundër paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në fund kundër të ardhmes evropiane të vendeve të rajonit tonë.

Nënshkruesit

1. Aktiv

2. The Balkan Forum

3. Balkans Policy Research Group (BPRG)

4. Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë

5. Iniciativat qytetare

6. Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT), Graçanicë

7. Demokracia Plus (D +)

8. Fondacioni BFPE për Shoqërinë e Përgjegjshme

9. Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial (INTER)

10. Jelena Lonçar, Docent, Universiteti i Beogradit

11. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

12. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

13. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

14. Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM)

15. Iniciativa e Re Sociale (NSI), Mitrovicë

16. Kčshilli për të Drejtat e Njeriut – Bujanoc

17. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc

18. Valon Arifi, Aktivist i Shoqërisë Civile

19. Vjollca Krasniqi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës

20. Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE)

21. Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Serbi

22. Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Kosovë




Leave a Reply

Your email address will not be published.