fbpx

DIVERSITETI ËSHTË REALITET: NXËNËSIT E “SEZAI SURROI” VIZITOJNË VOJVODINËN

 

Bujanoc, Beograd, 01 qershor 2022. – Nxënësit e Shkollës së mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, janë në një vizitë studimore në Vojvodinë me profesoreshën e tyre Jellena Rangjeloviq.

Vizita u organizua në kuadër të projektit “Le të jetë diversiteti realitet për ne, për një shoqëri gjithëpërfshirëse përmes arsimit dhe kulturës” organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga rajone të ndryshme të Serbisë (Novi Sadi, Tutini, Novi Pazari, Rashka, Beogradi, Nishi, Llazarevaci, Presheva), katër nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci vizituan Novi Sadin, Frushka Gorën, Suboticën dhe Liqenin Paliq.

– Ata patën mundësinë të mësojnë më shumë për mjedisin multikulturor si Vojvodina, të vizitojnë muzetë, ekspozitat, objektet fetare, të shikojnë dokumentarë dhe të njihen më mirë me bashkëmoshatarët e tyre, – thotë profesoresha Rangjeloviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *