Bujanoc, 21. qershor 2022. Një grup i të rinjve nga Prishtina aktualisht ndodhet në Beograd, në kuadër të një vizite studimore përmes projektit “Forcimi i zërave lokalë për zhvillim të drejtë”. Në vjeshtë, të rinjtë nga Serbia do ta kenë një vizitë të tillë në Prishtinë dhe në kësisoji do të përpiqen t‘i tejkalojnë dallimet dhe intolerancën e imponuar nga rrethanat aktuale socio-politike, thonë organizatorët.
Pas takimit të mirëseardhjes të së martës, ku ishte i pranishëm, ndër të tjera, William Hopkinson nga Ambasada Britanike, të rinjtë u shoqëruan me bashkëmoshatarët që jetojnë ose studiojnë në Beograd. Ishte veçanërisht interesant shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve me studentët e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik, për të cilët ky ishte një ushtrim i mirë gjuhësor.
Si pjesë e një vizite studimore në Beograd, të rinjtë nga Prishtina do të vizitojnë Muzeun Nikolla Teslla dhe Muzeun e jugosllav, Avallën, si dhe KOMS, Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe Iniciativat Qytetare, e cila është edhe nikoqire e kësaj vizite në kuadër të bashkëpunim me Rrjetin e edukatorëve të së njëjtës moshë (PEN, Peer Educators Network), një organizatë partnere nga Prishtina.