Bujanovaçke, 7 korrik 2022.
Bujanoc, 7 korrik 2022. Më shumë rëndësi ka që të rinjët dhe fëmijët në Komunën e Bujanocit të vizitojnë njëri – tjetrin gjatë festave fetare se sa t’i vizitojnë objektet fetare të besimeve të tjera, siç bënin të moshuarit tanë kur shërbenin njëri – tjetrin me bakllavë gjatë Bajramit apo me vezë gjatë Pashkëve. Dialogu dnërfetëarë në jug të Serbisë jo vetëm që është i mundur, por është edhe i domosdoshëm.
Ky mesazh i famullitarit të Bujanocit, Miqo Zelenoviq, mund të quhet mesazhi kyç nga takimi “Dialogu ndërfetar në Bujanoc dhe rrethinë” të mbajtur të mërkurën në Bujanoc.
Bëhet fjalë për projektin “Inkurajimi i aksionit kolektiv për liri fetare në Ballkanin Perëndimor” i cili realizohet në Bujanoc nga Shoqata “The Future”, Forumi për Arsimimin e Romëve, Qendra për Demokraci dhe Edukim “Lugina”, Qendra për Aktivizmi dhe Organizata për Zhvillim dhe Demokraci (ORD) Bujanoc.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte të prezantojë rezultatet e projektit aktual tek aktorët përkatës në komunitet dhe t’i përfshijë ata në krijimin e një plani për aktivitete të mëtejshme në temën e dialogut ndërfetar.
Drejtuesit e projektit theksuan se mbi 70 të rinj të moshës 18-30 në Bujanoc nuk e kishin vizituar objektin e një bashkësie tjetër fetare në qytetin e tyre.
“Të rinjtë serbë thonë se kanë vizituar xhamitë në Turqi apo BeH ndërsa shqiptarët thonë se kanë vizituar kishat ortodokse në Shqipëri. Pak prej tyre e kanë bërë këtë në Bujanoc”, u tha në takim.
Famullitari Zelenoviq theksoi se të rinjtë ortodoksë në Bujanoc në numër të vogël e vizitojnë kishën e tij të Shën Pjetrit dhe Palit.
“Kryesisht të moshuarit vijnë në shërbesat fetare në kishë”, tha ai.
Me të u pajtua Ragmi Destani, nga Bashkësia islame në Bujanoc, duke përsëritur mësimin e Muhamedit se të gjithë njerëzit janë vëllezër nga lindja.
“Ka hapësirë për dialog ndërfetar, i cili është i domosdoshëm sidomos për shkak të rolit të pandershëm të politikanëve që bënë të këqija pa iu frikësuar Zotit”, tha Destani.
Pjesëmarrësit në dialog u pajtuan se të dyja bashkësitë fetare të pranishme në Bujanoc kanë për detyrë t’i mbrojnë të rinjtë nga të këqijat e përbashkëta si droga, alkooli dhe bixhozi.
Në takim u konstatua se nuk ka pengesa për vendosjen e bashkëpunimit ndërfetar, por që për momentin nuk është në nivel të kënaqshëm.