NGA BUJANOCI 108 REGJISTRUES SHKOJNË NË TRAJNIM (LISTA)

Bujanoc, 22. gusht 2022. Instituti Republikan i Statistikave (RZS) ka publikuar listën paraprake të kandidatëve për regjistrues për regjistrimin e popullsisë në vitin 2022, që janë ftuar të trajnohen.

Nga 110 kandidatë nga Bujanoci dhe fshatrat e kësaj komune në trajnim do të ftohen 108 prej tyre, ndërkaq pas përfundimit të trajnimit do të caktohen 90 regjistrues të rregullt dhe 18 rezervë.

– Kundërshtimet e kandidatëve dërgohen në e-mailin e kryeshefit të Administratës komunale dhe zëvendësit të komisionit të regjistrimit për Bujanoc, ndërkaq deri në orën 8:00 të mëngjesit nuk është dërguar asnjë kundërshtim – tha për Bujanovaçke Kastriot Jakupi, nënkryetar i Komisioni, për regjistrim.

Ai shtoi se çdo kundërshtimet do të shqyrtohen më së voni deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Kandidatët që nuk janë të kënaqur me përgjigjen e Komisionit të Regjistrimit, mund të ankimojnë pranë Institutit të Statistikave të Republikës sëSerbisë , të martën, më 23 gusht, jo më vonë se ora 16:00, me e-mail në adresën pravnapopis@stat.gov.rs.

Lista përfundimtare e kandidatëve për regjistrues të thirrur për trajnim do të shpallet më 26 gusht.

Siç ka shkruar më herët portali ynë, trajnimi për regjistruesit do të mbahet nga data 29 gusht deri më 16 shtator në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Listën paraprake mund ta shikoni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *