Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 8 shkurt 2023. Bujanocasit që banojnë në objektet banesore në rrugën Jovan Cvijiq dhe Hilandarit, prej disa muajsh kanë probleme me kanalizimin. E ndërsa banesat e tyre janë të mbushura me fekale dhe era e keqe e bën të pabanueshme të gjithë pallatin, Komunalia thotë se pompa e ujërave të zeza do të vijë nesër dhe se nuk do të ketë probleme në të ardhmen.
– Sapo u ktheva nga Komunalia, isha aty për të treguar se çfarë po ndodh, më thanë se do të më njoftojnë më vonë, por dyshoj se do të ndodhë diçka, sepse nuk është hera e parë që kemi problem me kanalizimin – thotë Vasil Stojançov për portalin tonë, banues i pallatit ë rrugën Jovan Cvijiq.
Nga ana tjetër, Stojançev thotë se do ta kujtojë përgjithmonë natën mes të martës dhe të mërkurës, kur në pallatin e tyre ndodhi më e keqja. Ai në mënyrë figurative e sqaron se era e keqe ishte e padurueshme dhe se përmbajtja e kanalizimeve kthehej në banjë:
– Ishim detyruar që në banesë të ecinim ecnim me çizme, thotë Stojançovi i dëshpëruar.
Zyrtarët e Komunalisë pohojnë se do ta zgjidhin problemin, edhe atë shumë shpejtë.
– Pompa fekale do të arrijë nesër dhe nuk do të ketë probleme në të ardhmen – është përgjigjur shkurt për portalin tonë Ruzhdi Halili, drejtor i NP “Komunalia”.
Problemi nuk ka të bëjë vetëm me atë objekt, por me gjashtë objekte në atë rrugë, dhe kjo nuk është hera e parë që qytetarët e kësaj pjese të Bujanocit i drejtohen Komunalisë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e kanalizimit, për të cilin e kemi shkruar edhe më parë.
– Jemi ankuar në shumë raste, ka gjashtë muaj që po vazhdon kjo situatë, sepse pompa nuk ka punuar për kohë të gjatë, megjithatë problemi ynë nuk është zgjidhur – thotë Stojançov.
Në një rast, banuesit morën përgjigje nga Komunalia se pompa është në Novi Sad dhe se nuk kanë me çka ta sjellin, si dhe se problemi, siç na thotë bashkëbiseduesi, do të zgjidhet sot ose nesër, mirëpo kjo “sot ose nesër” po zgjatë me muaj.