PROKURORIA PO I HETON KËRCËNIMET DREJTUAR DEPUTETIT KAMBERI

Bujanoc, 1. mars 2023. Prokuroria Themelore Publike (PPTH në Vranjë po grumbullon dhe verifikon informacione për kërcënimet me vdekje drejtuar përmes Facebook-ut deputetit nga Bujanoci, Shaip Kamberi. Siç i thanë Bujanovaçkes në PPTH, po konstatohet “prania e elementeve të veprës penale të rrezikimit të sigurisë”.
Kamberi ka raportuar për kërcënimet në Stacionin Policor të Bujanocit, i cili ia ka përcjellë informacionin PPTH.
“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione për këtë rast, iu tha portalit tonë në PPTH.
Siç ka bërë të ditur Bujanovaçke, kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik i janë dërguar mesazhe kërcnuese nga një person që prezantohet si Danijel Millkoviq, në gjuhën serbe të shkruar gabimisht:
“Mjaft me kidnapime, dhe sa për ty personalisht, shiko pas shpatullave kur të shkosh diku në të ardhmen. Ju kurrë nuk do ta dini se kur do të vij për kokën tuaj.”
I njëjti person shkruante në një mesazh të mëparshëm:

” Šiptar, vetëm vazhdo të ëndërrosh, kur mësë paku e pret, atëherë gjithçka do të përfundoj si duhet.”
Kamberi aktualisht ndodhet në SHBA si pjesë e një delegacioni të shqiptarëve nga Serbia.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *