VUÇIQ PARALAJMËRON RRITJE TË PENSIONEVE DHE PAGAVE: NË BEOGRAD 1.450 EURO

Bujanoc, 21 prill 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar të enjten në mbrëmje se do të ketë rritje të re të pensioneve deri në fund të vitit, ndërsa thotë se do të rriten edhe pagat.
– Në vendin tonë do të rriten pagat dhe pensionet. Unë jam i sigurt për këtë. Do të rrisim ndjeshëm pensionet, shpresoj nga 14 deri në 15 për qind, minimumi është 12 për qind. Kjo pritet deri në fund të vitit – tha Vuçiq në TV Prva.
Sipas tij, Serbia është në pjesën më të ulët të vendeve sa i përket borxhit, ndërsa FMN-ja ka bërë të ditur se vendi nuk ka probleme as fiskale e as monetare.
– Për dy vjetë paga mesatare në Beograd do të jetë 1450 euro. Jo paga më e lartë, por mesatare – tha ai.
Ai pohon se në Serbi jeta është më mirë dhe se standardi i qytetarëve është më i lartë.
– Kemi 10 pushime.. Pranojani vetes që jeton pak më mirë. Jo mua. njerëz, ne nuk kemi vende të lira në linjat ajrore për në Malaga – shtoi Vuçiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *