Bujanoc, 11 maj 2023. Kryetari i Komunës së Preshevës dhe kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, akuzoi partinë Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila qeverisë me Kosovën, për financimin e rivalëve politikë të Alternativës. Arifi thotë se Vetëvendosje i ka paguar partitë tjera shqiptare në jug të Serbisë që të bashkohen kundër Alternativës për të udhëhequr Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSh).
Këto akuza janë demantuar nga Vetëvendosje, por edhe përfaqësues të partive në Bujanoc.
Me rastin e zgjedhjeve për KKSh të së dielës, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, Lëvizja për Progres Demokratik (LDP) e Shqiprim Muslit, Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) e Ragmi Mustafës, arritën një marrëveshje për listën e përbashkët të kandidatëve edlektorë dhe udhëheqjen e Këshillit të Shqiptarëve, pas së cilës fituan 10 nga 15 vende në këshill (Alternativa 5 vende).
Marrëveshja parasheh ndarjen e mandatit të kryetarit mes PVD-së dhe LPD-së, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
Arifi pretendon se këtë marrëveshje të rivalëve të tij e ka paguar qeveria e Kurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Teve1.
Vetëvendosje me këtë rast deklaroi se deklaratat e kreut të Alternativës nuk ishin të vërteta.
Arifi u demantua edhe nga kryetari i ardhshëm i KKSh-së, Nevzad Lutfiu i LDP-së.
“Marrëveshja dhe koalicioni u ranë dakord që të mos shuhet Këshilli i Shqiptarëve”, tha Enkel Rexhepi nga PVD, bartësi i listës së përbashkët zgjedhore në zgjedhjet e së dielës.
Shqiprim Arifi ka ngritur akuza edhe më herët ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.