BALLKANI I HAPUR: NGA QERSHORI TREGU I PËRBASHKËT I PUNËS

Bujanoc, 16. Maj 2023. Mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të ketë një treg të unifikuar të punës, si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, i cili duhet të fillojë të funksionojë nga qershori, thotë kreu i Qendrës për bashkëpunim rajonal të Odës ekonomike të Serbisë, Aleksandar Radovanoviq.
“Kjo do të thotë se qytetarët do të mund të marrin lejen e qëndrimit dhe të punës në një nga shtetet me një klikim dhe do të kenë të njëjtin status si qytetarët e tjerë të shtetit ku aplikon”, tha Radovanoviq për Kosova Online.
Sipas tij, do të jetë një ngjarje e rëndësishme për nismën e Ballkanit të Hapur dhe tregjet e punës të vendeve anëtare, si dhe për qytetarët që do të mund të punësohen në Serbi pa procedura të mëparshme administrative dhe pengesa për marrjen e vizave të punës dhe lejeve speciale, ndërkohë që tani procedura e punësimit në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri do të jetë shumë më e shpejt dhe më lehtë.
“Procedura është jashtëzakonisht e thjeshtë. Nëpërmjet e-Administration tonë, ju merrni një numër identifikimi Open Balkan, të cilin mund ta përdorni për të aplikuar në e-Administrata në Maqedoninë e Veriut ose Shqipëri, me ç’rast në kuadër të këtij aplikimi merret edhe leja e qëndrimit dhe e punës. Nuk ka nevojë të shkohet në polici e as të bëhen verifikime nëse ka punëtorë që presin punën për të cilën po aplikon në zyrën e punësimit të atij vendi. Jo, fjalë për fjalë të gjithë kanë të njëjtat të drejta si popullata rezidente”, shpjegoi Radovanoviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, në Samitin e Tiranës më 21 dhjetor 2021nënshkruan Marrëveshjen për Qasje të Lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e nismës së bashkëpunimit rajonal “Ballkani i Hapur”.
Pritet që tregu I unifikuar i punës të plotësojë kapacitetet e punës në vendet e Ballkanit të Hapur në bujqësi, ndërtimtari, turizëm dhe hotelieri, aktivitete artizanale, si dhe në sektorin e IT.
“Kjo do të thotë se qytetarët do të mund të marrin lejen e qëndrimit dhe të punës në një nga shtetet me një klikim dhe do të kenë të njëjtin status si qytetarët e tjerë të ndonjërit prej tyre”, tha Radovanoviq për Kosova Online.
Shpresa të mëdha priten edhe në faktin se sistemi i dixhitalizuar i tregut të vetëm të punës në Ballkanin e Hapur do të parandalojë migrimin e mëtejshëm të fuqisë punëtore nga këto vende drejt Perëndimit, i cili është shprehur në vitet e fundit, sepse qytetarët, veçanërisht të rinjtë, do të kenë mundësi të gjejnë punë në zona që janë gjeografikisht më afër familjeve të tyre.
Presidenti Vuçiq deklaroi në Samitin e BH në Tiranë se kjo krijon një të ardhme më të mirë për të rinjtë.
“Duke zgjeruar tregun e punës, ne do të tërheqim më shumë kompani nga Perëndimi dhe Lindja, sepse do të jemi në gjendje të ofrojmë më shumë dhe më mirë fuqi punëtore të arsimuar nga të tre vendet”. Garantoj se në vitet në vijim do të shohim një tërheqje dukshëm më të madhe të investimeve të huaja direkte në vendin tonë”, theksoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *