DANAS: SHQIPTARËT NGA MALI

Sipas një sondazhi, vetëm në janar 2017, Informer ka publikuar 20 tekste me fjalën nënçmuese “šiptar”. Ky term përdoret lirshëm edhe nga kreu aktual i Sigurimit të shtetit, institucioni që ishte përgjegjës për kaq shumë krime në Kosovë. Dhe po, njëherë e përgjithmonë, termi në fjalë është i vrazhdë dhe fyes, megjithëse shqiptarët ndonjëherë e quajnë njëri-tjetrin në mënyrë të ngjashme (“Shqipetar”). Pothuajse njësoj si termi “zezak”, i cili është gjithashtu fyes dhe racist, megjithëse disa amerikanë me ngjyrë e quajnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë. Por imagjinoni që New York Times të thotë në faqet e saj të para se “Zazazët po përgatiten për luftë”, se “Zezakët duan të zhdukin amerikanët”, “Zezakët janë çmendur totalisht” ose “Evropë, ja zezaku”
Bujanoc, Beograd, 18. Maj 2023. – Albanofobia në Serbi ende nuk ka vdekur dhe nuk e dimë se kur do të ndodhë. Dhe me një ndjesi jashtëzakonisht të pazakontë frike, përbuzjeje dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve, të paktën për shtetin dhe shoqërinë që zyrtarisht e duan Kosovën me një popullsi shumicë shqiptare në përbërjen e saj, apo jo? Apo, sipas zakonit të keq të vjetër, Serbia e do Kosovën – por pa shqiptarët e Kosovës në të, shkruan Aleksej Kisjuhas në rubrikën e tij në gazetën e përditshme Danas?
Përkatësisht, në faqen e parë të gazetës pro-regjimit Informer, dhe në të gjitha stendat e gazetave në Serbi, së fundi doli titulli: “Perëndimi i anuloi vizat një shteti të rremë”. Evropa, ja shqiptarët! Çojini të gjithë në BE!” Pritni, çfarë keni? A nuk është qëllimi i politikës shtetërore riintegrimi i shqiptarëve në Serbi?
Pse atëherë zëdhënësi Informer me fjalë fyese i dëbon (shqiptarët) nga Kosova në Evropën e urryer? Çfarë lloj koke është ajo? Tabloidët janë me të vërtetë një vazhdim i luftës me mjete të tjera. Si argument për pavarësinë e Kosovës nga Serbia, gjithçka që duhet të bëjë kryeministri i Kosovës Kurti në Bruksel është të shfaqë këtë faqe të parë.
Term fyes: Këtë, si dhe të tjerë të panumërt. Shqiptarët në gazetën e përmendur vazhdimisht pčrmenden si “Šiptari”, si “Shiptarët duan të zhdukin serbët”, “Shiptarët po përgatiten për luftë”, “Shiptarët po përgatisin sulme terroriste në Evropë”, “Shiptarët janë çmendur totalisht” dhe me tituj të tjerë që përkon me tabloidë të tillë.
Sipas një sondazhi, vetëm në janar 2017, Informer ka publikuar 20 tekste me fjalën nënçmuese “Šiptar”. Ky term përdoret lirshëm edhe nga kreu aktual i Sigurimit të shtetit, institucioni që ishte përgjegjës për kaq shumë krime në Kosovë. Dhe po, njëherë e përgjithmonë, termi në fjalë është i vrazhdë dhe fyes, megjithëse shqiptarët ndonjëherë e quajnë njëri-tjetrin në mënyrë të ngjashme (“Shqipetar”).
Pothuajse njësoj si termi “zezak” i cili është gjithashtu fyes dhe racist, megjithëse disa amerikanë me ngjyrë e quajnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë. Por imagjinoni që New York Times të thotë në faqet e saj të para se “zezakët po përgatiten për luftë”, “zezakët duan të zhdukin amerikanët”, “zezakët janë çmendur totalisht” ose “Evropë, ja një shqiptar”?
Ndërsa 24 për qind e serbëve do të pranonin që një shqiptar të ishte president i Serbisë. Kjo na tregon pothuajse gjithçka për të ardhmen tonë së bashku. Të kujtojmë trajtimin e një shqiptari të vetëm, Shaip Kamberit nga Bujanoci, në Kuvendin e Serbisë.
“Njerëz nga mali”: Le të përpiqemi në mënyrë racionale dhe pa emocione të tepruara. Nëse do të ishim shqiptarë të Kosovës – a do të dëshironim të jetonim në një gjendje të tillë, një mjedis mediatik dhe social? Sipas hulumtimit të Institutit të Shkencave Sociale (2020), vetëm një e treta e të anketuarve serbë (31 për qind) do të pranonin martesën me një burrë apo grua shqiptare.
Dhe 24 për qind e serbëve do të pranonin që një shqiptar të ishte president i Serbisë. Kjo na tregon pothuajse gjithçka për të ardhmen tonë së bashku. Të kujtojmë trajtimin e një shqiptari të vetëm, Shaip Kamberit nga Bujanoci, në Kuvendin e Serbisë (nënkryetarja e këtij Kuvendi kërkoi arrestimin e tij).
Çfarë do të bënim nëse do të ishin tridhjetë apo pesëdhjetë të tillë? Ndërsa kryeministrja Bërnabiq deklaroi në vitin 2019 se “Prishtina nuk mendon racionalisht” dhe se “keni të bëni me njerëz që fjalë për fjalë kanë dalur nga mali”. Ndonëse me gjasë ka pasur fjalën për ish-pjesëtarë të UÇK-së, është tregues i pikëpamjes (shumë) të gjatë ndaj shqiptarëve si barbarë irracionalë dhe të egër, jashtë rrjedhave qytetëruese.
Shqiptarët e Kosovës më pas reaguan në rrjetet sociale me humor dhe hashtags sarkastik “Fjalë për fjalë tani jemi dalur nga mali” (#LiterallyFromtheWoods) dhe “Njerëz nga mali” (#PeopleFromtheWoods), së bashku me selfie para disa pemëve.
Serbët e maskuar: Dhe e gjithë kjo nuk daton nga dje, ky është problemi. Një tjetër kryeministër serb, Vlladan Gjorgjeviq (1897-1900), i përshkroi shqiptarët si njerëz të egër dhe fisnor që nuk kanë histori dhe janë të papërshtatshëm për shtetin. E thënë me shumë gjakftohtësi dhe racizëm, Gjorgjeviq pohoi se shqiptarët janë “lëkurëkuqët evropianë” që “flenë në pemë në të kacavirren me bisht”. Ashtu, sin ë Qeveri, ashtu thuhej atëbotë edhe në në Akademinë Serbe.
Kryetari i saj, shkencëtari i njohur Jovan Cvijiq, i përshkroi shqiptarët e Kosovës si serbë të poshtër dhe të fshehur. Dhe ai këmbëngulte në mënyrë supershkencore se Serbia “për nevoja jetike” duhej të dilte në det nëpërmjet Shqipërisë (porti i Durrësit), dhe vizatoi harta të ndryshme gjeografike dhe etnografike me atë rast të Serbisë së Madhe. Epo, ja që portreti I Civijiqit gjendet në kartëmonedhën tonë prej 500 dinarësh, në një vend që do të donim ta vizitonin shqiptarët. Por si, ju lutem?
Në vitin 1981 – pas demonstratave me kërkesën që Kosova të bëhet republika e shtatë, kurse shqiptarët të jenë popull përbërës i RSFJ-së, Serbia përdori forcën e zhveshur. Më pas u vranë dhjetëra shqiptarë, u shpall gjendja e jashtëzakonshme me të gjitha tanket dhe mbi 4000 shqiptarë u arrestuan dhe u dënuan me burg.
Politikat e kolonizimit: Për shembull, Akademiku Vaso Çubriloviq shkroi një memorandum për Qeverinë në vitin 1937, në të cilin propozonte hapur spastrimin e plotë etnik të Kosovës nga shqiptarët. Për të shqiptarët janë një “element armiqësor dhe i huaj”, prandaj kritikon metodat “perëndimore” në zgjidhjen e problemeve etnike dhe propozon arrestime, pastrim varrezash, prerje pyjesh dhe nxitje të qenve, pra represion të zhveshur.
Edhe Ivo Andriq – ambasadori i atëhershëm i Mbretërisë jugosllave në Berlinin nazist (1939), shkroi esenë e tij për zgjidhjen e “çështjes shqiptare” përmes asimilimit dhe emigrimit, për hir të daljes së Serbisë në detin e famshëm. Sipas Dimitrije Tucoviq (1914), shtypi shovinist në Serbi përhapi stereotipe për shqiptarët si barbarë dhe një “pjellë njerëzore” që duhet të qytetërohet.
Dhe po, qëndrime të ngjashme raciste mbanin mjeshtër të ndryshëm kolonialistë, anglezë, francezë dhe spanjollë, si dhe amerikanë, po ashtu edhe rusë. Por edhe ne në Serbi, me politika aktive të kolonizimit, represionit dhe aparteidit.
Memorandumi: Megjithatë, nëse gjitha këto i marrin si një e kaluar e shëmtuar raciste dhe koloniale, mendoni dy herë. Të kthehemi vetëm disa dekada pas, edhe SANU (Akademia serbe e arteve dhe shkencave) hartoi një Memorandum (1986) në të cilin shqiptarët e Kosovës paraqiten si vrasës dhe përdhunues të egër që persekutojnë popullin serb.
Në vitin 1981 edhe Serbia përdori forcën e zhveshur pas demonstratave me kërkesën që Kosova të bëhet republika e shtatë, kurse shqiptarët të jenë popull përbërës i RSFJ-së. Më pas u vranë dhjetëra shqiptarë, u shpall gjendja e jashtëzakonshme me të gjitha tanket dhe mbi 4000 shqiptarë u arrestuan dhe u dënuan me burg.
Ndërsa akademiku, presidenti i parë i RF të Jugosllavisë dhe i ashtuquajturi “babai i kombit” Dobrica Qosiq, në vitin 1999 për shqiptarët e Kosovës thoshte: “Ajo mbetje sociale, politike dhe morale e Ballkanit fisnor barbar merr për aleatë Amerikën dhe Evropën. Bashkimi si aleat kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të ndritur ballkanik – popullit serb.” Në gjuhën e urrejtjes së Qosiqit, shqiptarëve të Kosovës i bashkangjiten epitetet e vetme të “terroristëve shiptarë”, tregtarëve të drogës dhe organeve njerëzore. Sikur të mos bëhet fjalë për njerëzit, por – njerëzit nga pemët.
Majka Terza në vend të Cvijiq: Nëse Serbia do ta konsideronte seriozisht politikën “Kosova është Serbi”, në vend që ta printonte atë në bluza për ekstremistët e djathtë, do të sillej shumë ndryshe. Për shembull, gjuha shqipe do të mësohej në shkollat në Serbi. Edhe presidenti Vuçiq do të mburrej në Instagram se është duke e mësuar në mënyrë active po këtë gjuhë.
Do të tregonim për varrezat masive, do të flisnim për frigoriferë dhe do të kërkonim falje për krimet e luftës të regjimit të Millosheviqit. Do ta ndryshonim Kushtetutën dhe do ta ripërcaktonim Serbinë si shtet të serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë popujve të tjerë. Do të përktheheshin libra të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve kosovarë.
Në kartmonedhën e saj Banka Kombëtare e Serbisë do ta zëvendësonte portretin e Cvijiqit me atë të Nënë Terezës (ose Ibrahim Rugovës). Do të bënim tifo për sportistët kosovarë, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Distrija Krasniqi, si dhe futbollistët Xhaka dhe Shaqiri. Stacionet radiofonike do të lëshonin gjithashtu muzikë popullore nga Kosova dhe në Beograd do të organizoheshin koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora.
Sepse e gjithë kjo do të nënkuptonte se ne jemi vërtet seriozë në synimet tona që Kosova të bëhet/mbetet pjesë e Serbisë dhe se ne u ofrojmë shqiptarëve një dorë të sinqertë pajtimi. E pamundur? E paimagjinueshme? Ndoshta është. Por pikërisht kjo është arsyeja pse Kosova në Serbi është disi e paimagjinueshme – pa luftën dhe eksodin e nxitur nga Informer.
Dhe që Kosova të mos e merr kurrë një karrige në Kombet e Bashkuara apo një flamur në direkun e Ist River, pyetja tjetër mbetet. Çfarë kemi bërë ne si shoqëri për t’i bërë shqiptarët qytetarë të barabartë dhe të pranuar të Republikës sonë?
Në vend të dehumanizimit kolonial dhe racist si terroristë kujdestar, tregtarë droge, bukëpjekës dhe shitës farash me bishta apo që kacavirren në pemë? Pse nuk ka “lidhje të veçanta” me këta njerëz, kur regjistrohen në fakultet apo kur trajtohen në qendrat klinike? A duhet të jetë çudi pse shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë në Serbi? Dhe a e duam ne sinqerisht këtë – vetë ne?
Në fund të fundit, cilët janë sot të vetmit “indian” europianë të paaftë për një shtet të rregullt, në mosmarrëveshje të thellë me vlerat e modernitetit dhe Perëndimit? Iluminizëm, laicizëm dhe shtet ligjor, në vend të shtetit të farefisnisë, korrupsionit partiak, krimit fisnor dhe mbështetjes për Rusinë? Dhe kush është në të vërtetë “llumi moral” i Ballkanit? Shqiptarët e Kosovës apo tabloidet serbe?




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *