MILLKOVIQ KËSHILLON FERMERËT: MOS E SHITNI QUMSHTIN, BËJENI DJATHË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 18. Maj 2023. – Zemërimi më i madh tek prodhuesit e qumështit në Bujanocit është shkaktuar nga dallimi në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit në dyqan. Siç thonë ata, nëse çmimi i blerjes së qumështit është 40 dinarë, si mundet që çmimi i një litri qumësht të skremuar në dyqan të jetë 160 dinarë, gjegjësisht katër herë më i lartë – thotë për Bujanovaçke, Miodrag Milkoviq, drejtor i Stacionit Veterinar të Bujanocit, me rastin e protestës së prodhuesve të qumështit nga i gjithë vendi.
Sipas tij, disa qumështore paguajnë 55 dinarë për litër, por pagesa vonohet tre muaj dhe ka edhe nga ato qumështore që japin çmim më të ulët (45 dinarë) por paguajnë çdor dy javë, që është mirë.
Në territorin e komunës së Bujanocit, siç thotë ai, Brenda ditës grumbullohen deri në mbi 20 tonë qumësht.
“Njerëzit jetojnë prej tij, ne nuk kemi fabrika, ne jetojmë nga blegtoria, por ne dëshirojmë t’u rekomandojmë klientëve tanë që të fokusohen në djathë, sepse çmimi i djathit tani është rreth 700 dinarë për kilogram – shton. Milkoviq.
Duke qenë se për një kilogram djathë nevojiten 6 litra qumësht, kur çdo gjë hidhet në letër, çmimi i qumështit në atë rast është mbi 100 dinarë për litër, që është shumë më i mirë se 40 dinarët që ofrojnë qumështoret.
– Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas, por shpresoj se deri në vjeshtë do ta kapërcejmë këtë krizë, këtë import të tepruar të qumështit të konsrvuar – shton Millkoviq.
Fermerët e qumështit në Serbi kanë disa ditë që protestojnë dhe kërkojnë që tregu vendas të mbrohet nga importet me çmime dumping, që marzhi tregtar për qumështin dhe produktet e qumështit të kufizohet në maksimum 20 për qind dhe të vendoset një taksë për importi i djathrave të fortë prej 300 dinarë për kilogram.
-Një gjë tjetër që shqetëson qumështoret është lobi i importit që funksionon përmes baxhove të huaja. Përveç kësaj, problem i madh janë marzhet e zinxhirëve tregtarë, sepse janë të mëdha, sikurse edhe importet e atyre zinxhirëve – thotë Milkoviq.
Foto: Maja Smiljkoviq
Maja Smiljkoviq nga Zhuzelica, e cila prodhon nga 800 deri në 900 litra qumësht në muaj, thotë se tani për tani është e kënaqur me çmimin e blerjes së qumështit që ia shet qumështores në Drezhnicë.
-Kanë zbritur çmimin nga 65 në 55 dinarë për litër qumësht, por duke pasur parasysh se më parë çmimi ishte 25, këto 55 dinarë tani për tani janë të tolerueshme – thotë ajo për portalin tonë.
Sot në mëngjes, përfaqësuesit e Shoqatës së prodhuesve të qumështit të qarkut të Maçvës dhe Shoqatës së blegtorëve të Serbisë qendrore përfunduan raundin e parë të negociatave me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, të cilit i paraqitën kërkesat e tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *