Bujanoc, 23. maj 2023. Bujanocasit në fillim të javës janë ballafaquar me një surprizë të pakëndshme në shumicën e furrave lokale! Mëngjesi i preferuar – bureku, sipas lexuesve është rritur nga 140 në 160 dinarë.
Jozyrtarisht, furrtarët justifikojnë çmimin e ri të burekut me rritjen e çmimit të artikujve të tjerë, por edhe të energjisë elektrike.
Dy vjet më parë në këtë kohë, çmimi i burekut nga 100 ishte rritur në 120 dinarë.
Prandaj, për dy vite çmimi i Burekut në Bujanoc është rritur për 60 për qind.