VETËM GJASHTË KOMUNA NË SERBI KANË PAGA MË TË VOGLA SE NË BUJANOC

Bujanoc, 26. maj 2023. Paga mesatare në Bujanoc në muajin mars ishte 60.599 dinarë, që është gati dy herë më pak se paga mesatare në Beograd, e cila ishte 110.000 dinarë në të njëjtin muaj, por edhe 25.000 dinarë më e ulët se mesatarja e vendit.

Vetëm të punësuarit në Preshevë kishin paga më të vogla se Bujanoci, me rreth, 57.000 dinarë. Dy komunat më jugore në vend janë gjithashtu ndër më të varfrat në Serbi, duke gjykuar nga paga mesatare në mars.
Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave, paga mesatare në rrethin e Pçinjës në mars ishte 65.504 dinarë, ndërsa më e larta në Vranjë – 67.580. Nga rrethet, rroga mesatare është më e ulët vetëm në qarkun e Jabllanicës, selia e të cilit është Leskoci.

Në këtë muaj të punësuarit në vetëm 6 komuna kanë marrë pagë mesatare më të ulët se banorët e Bujanocit, të gjitha shtrihen në jug të Serbisë: Bojnik, Vllasotincë, Crna Travë, Gaxhin Han, Razhanj dhe Svërljig.

Gjatë muajit mars, paga mesatare në Serbi ishte 85,485 dinarë, ndërkaq të ardhurat më të larta i kishin të punësuarit në komunat e Beogradit: Stari Grad (rreth 151,000), Vraçar (150,000) dhe Novi Beograd (145,000).

Përveç kësaj, një tjetër e dhënë e Entitsë Statistikave tregon një shtresëzim të thellë material mes veriut, ku paga është mbi mesataren kombëtare dhe jugut të vendit, ku është shumë më poshtë.
Paga mesatare në veri të Serbisë është 96,000, në Vojvodinë 81,000 dhe në juglindje të Serbisë 72,500.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *