QYTETARËT: EPS NUK I ZVOGËLON FAKTURAT E RRYMËS PËR KONSUMATORËT E RREZIKUAR NË BUJANOC

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 1. qershor 2023. Banorët e BujanoCit, të cilët kanë marrë vendimin për marrjen e statusit të konsumatorit të rrezikuar të energjisë elektrike për vitin 2023, çdo ditë ankohen në Administratën Komunale sepse, siç thonë ata, edhe përkundër vendimit nuk u reduktohet fatura e energjisë elektrike. Bujanovaçke ka provuar disa mënyra për të kontaktuar me EPS në Vranjë, por nuk kemi marrë përgjigje.

Foto – Ramadanoviq: Redukimi i faturës vetëm për një muaj

Njëri nga konsumatorët është Safet Ramadanoviq, i cili më 11. janar ka marrë vendim për statusin e konsumatorit të rrezikuar të energjisë elektrike.

– Por deri më tani, nga gjithsej pesë muaj, fatura më është ulur vetëm për muajin mars, për 1720 dinarë – tregon për portalin tonë Safet Fifi Ramadanoviq nga Bujanoci.

Siç shton ai, aplikimi për konsumator të rrezikuar dukej si aplikim për një vizë amerikane, sepse dokumentet janë të shumta.

Sipas tij, lëndët e proceduara në Komunën e Bujanocit janë përcjellë në Vranjë dhe me sa duket aty ka problem. Ramadanoviq pohon se nuk njeh asnjë përdorues që ka marrë vendim dhe të cilit i është zvogëluar fatura.

– Më vjen keq për njerëzit që vijnë çdo ditë për t’u ankuar, i ngarkojnë punëtorët e komunës, që padyshim nuk janë përgjegjës për këtë rrëmujë, dhe me të drejtë kërkojnë përgjigje në pyetjen pse nuk u janë ulur faturat – thotë Ramadanoviq, i cili punon në Komunën e Bujanocit dhe çdo ditë takohet me qytetarë të pakënaqur.

Sipas tij, në ndërtesën e Komunës vijnë çdo ditë rreth tridhjetë qytetarë me të njëjtën pyetje: “Ku të ankohem, mora vendimin dhe asgjë nuk u reduktua?”.

Çdo ardhje përfshin kopjimin e vendimit dhe faturën e fundit të energjisë elektrike, pritjen në radhë dhe rifillimin e procedurës dhe dërgimin e vendimit në Vranjë.

-Më kanë ulur faturën vetëm për muajin mars, teksa unë njoh njerëz që nuk e kanë marrë atë ulje as për një muaj, andaj dyshoj se ka nga ata që kanë pasur fatin t’i ulet fatura e energjisë elektrike për çdo muaj, sipas vendimit që ka marrë – shton bashkëbiseduesi ynë.

Foto: Marrja e vërtetimit sa procedura për vizë amerikane

Kujtojmë se vitin e kaluar rreth 1500 banorë të Komunës së Bujanocit kishin statusin e konsumatorit të rrezikuar, për të cilin më herët kishte shkruar Bujanovaçke.

Të drejtë aplikimi kanë qytetarët me të ardhura mujore për familjar nën nivelin e përcaktuar me dekret, në varësi të gjendjes financiare mund të aplikojnë edhe qytetarët me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas Dekretit të vitit 2022 për konsumatorë të rrezkuar të energjisë elektrike konsiderohen: një familje me një anëtarë me të ardhura mujore më pak se 21,074 dinarë, një familje me dy anëtarë me më pak se 33,402 dinarë, një familje me tre anëtarë me më pak se 45,729 dinarë, një familje me katër anëtarë – ekonomi familjare me më pak se 58.157 dinarë, ose amvisëri pesë anëtarëshe me të ardhura mujore më pak se 70.384 dinarë. Për një familje me gjashtë ose më shumë anëtarë, është e nevojshme që të ardhurat mujore të jenë më pak se 82.711 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *