THIRRJA PUBLIKE E MINISTRISË PËR REHABILITIM ENERGJETIKË TË SHTËPIVE DHE BANESAVE, PËR BUJANOCIN KUSHTE MË TË FAVORSHME

Bujanoc, 1. qershor 2023. Ministria e Minierave dhe Energjetikës shpalli sot një thirrje publike për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe komunat e qytetit në kuadër të programit të ri për rehabilitimin energjetik të shtëpive dhe banesave familjare. Kjo thirrje zgjat deri më 23 qershor dhe gjatë pesë viteve që planifikohet të zgjasë programi i ri, pritet që rreth 50 mijë amvisëri të mund të marrin subvencione. Siç është njoftuar në ueb faqen e ministrisë, thirrja e re publike parasheh kushte më të favorshme për zonat e shkatërruara ekonomikisht, përfshirë Bujanocin.
Ministrja Dubravka Gjedoviq tha se në program do të mund të marrin pjesë të gjitha vetadministratat lokale që plotësojnë kërkesat, ndërsa lajmi është se thirrja publike do të jetë e hapur gjatë gjithë vitit në mënyrë që qytetarët të mund të aplikojnë në çdo kohë.
“Gjithashtu, është e mundur që qytetarët të cilët zgjedhin më shumë masa për efiçencën e energjisë në familjet e tyre, të mbulojnë deri në 65 për qind të kostove të investimit përmes subvencioneve, gjë që do të shpjegohet në detaje në thirrjen publike për qytetarët që do të publikohet nga vetadministratat lokale. Thirrja publike për NJVL-të është e hapur deri më 23 qershor dhe pritshmëria jonë është që qytetet dhe komunat që nënshkruajnë kontrata me Ministrinë të bëjnë thirrje fillimisht për subjektet e biznesit në korrik, gjë që do të mundësoj shpalljen e thirrjeve publike për ekonomitë familjare gjatë verës”, tha Gjedoviq.
Siç njoftohet në faqen e ministrisë, thirrja e re publike parasheh kushte më të favorshme për zonat e shkatërruara ekonomikisht dhe komunat me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, ku parashikohet një pjesëmarrje minimale prej 15 dhe 20 për qind. NJVL-të e tjera, si më parë, do të mbulojnë deri në 25 për qind të kostove për familje, Ministria deri në 25 për qind, ndërsa 50 për qind të kostove do të përballohen nga vetë qytetarët.
“Energjia më e lirë është energjia që nuk harxhohet dhe synimi ynë është që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në program dhe të kenë mundësi të reduktojnë konsumin e tyre duke zëvendësuar zdrukthtarinë në amvisëri, duke përmirësuar izolimin e çatisë dhe mureve, instalimin e kaldajave më efikase, instalimin e kolektorëve diellorë për ngrohjen e ujit ose instalimi i një paneli diellor. Në këtë mënyrë, me mbështetjen e shtetit dhe të vetëqeverisjes lokale, ne u japim të gjithë qytetarëve mundësinë që të ulin kostot e energjisë dhe kontribuojmë që si shtet të kalojmë me sukses procesin e tranzicionit energjetik”, tha Gjedoviq.
Në tri thirrjet e mëparshme publike për rritjen e efikasitetit energjetik në ekonomitë familjare, subvencione kanë marrë rreth 20 mijë qytetarë, ndërsa shuma e përgjithshme e subvencioneve të ofruara nga shteti së bashku me njësitë e vetëqeverisjes lokale është rreth 2.7 miliardë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *