OPOZITA SHQIPTARE PËRSHËNDET EMËRIMIN E MITROVIQIT PËR DREJTOR TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. qershor 2023. Këshilltari në Kuvendin komunal Bujanoc dhe kryetari i degës lokale të Alternativës për ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka përshëndetur emërimin e Nenad Mitroviqit drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë.

Pajaziti tregon se është mirë që në krye të Shërbimit të Trupit Koordinues do të jetë dikush nga Bujanoci.

– Kështu duhet të jetë edhe në institucionet tjera shtetërore në Bujanoc, që ato të drejtohen nga bujanocasit. Sa i përket Mitroviqit, ai sigurisht i njeh mirë të gjitha problemet që kanë qytetarët e kësaj ane, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për pozitën në të cilën është emëruar – thotë Pajaziti.

Bujanovaçke më herët ka njoftuar se në seancën e djeshme Qeveria e Serbisë ka emëruar shefin Këshillit lokal të SNS në Bujanoc dhe deputetin, Nenad Mitroviq për drejtor të Shërbimit të KT-së. Para kësaj, kryetar i TK-së ishte emëruar progresisti Aleksandar Martinoviq, ministri aktual për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale.

EKSKLUZIVE: NENAD MITROVIQ, EMËROHET DREJTOR I RI I SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES

Pajaziti thotë se është e qartë se dy progresistët që do ta udhëheqin Trupin Koordinues janë afër majës së shtetit, çka nënkupton ndikim më të madh në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me këtë fushë.

-Është logjike të pritet punë më e mirë e Trupit Koordinues, por do të shohim –  shton Pajaziti.

Se çfarë mendojnë për Vendimin e Qeverisë mbi emërimin e Mitroviqit si drejtor i TK, janë pyetur edhe përfaqësuesit e dy partive më të mëdha shqiptare në pushtet në Bujanoc – Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të deputetit Shaip Kamberi dhe Partisë Demokratike (PD) të kryetarit të komunës Nagip Arifi janë pyetur se çfarë mendojnë për vendimin e Qeverisë, në Bujanovaçke do të shkruajmë në një rast tjetër.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *