VETURA TË KONSFISKUARA DHE MALLËRA TË TJERA NË ANKANDIN E DREJTORISË SË DOGANAVE

Bujanoc, Nish, 1. gusht 2023. (Foto: Drejtoria e doganave) – Makina, motoçikleta, motorët dhe mallrat e tjera të konfiskuara përgjithmonë do të dalin në e-ankand nga zyrat doganore të Dimitrovgradit, Nishit dhe Prishtinës.

Më 10 gusht 2023, Dogana e Dimitrovgradit do të nxjerrë në shitje publike 14 vetura pasagjerësh, një motoçikletë dhe dy motorë, ndërsa afati i aplikimit dhe pagesës së depozitës është 6 gusht 2023 deri në mesnatë.

Zyrat doganore të Nishit dhe Prishtinës organizojnë shitje online të veshjeve, televizorëve, pajisjeve dhe veglave të kopshtit, pajisjeve për ushtrime, kartaelave grafike, orëve, telefonave dhe mallrave të tjera më 11 gusht 2023.

Mallrat mund të shihen me datën 2 gusht nga ora 09:00 deri në ora 12:00 në depon e vendosur në Gaxhin Han, rruga Milosh Obiliq 115.

Afati i fundit për aplikim dhe pagesën e depozitës është 7 gusht 2023 deri në mesnatë.

Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes dhe udhëzimet përcjellëse janë të disponueshme si në vetë aplikacionin ashtu edhe në faqen e internetit të Drejtorisë doganore në seksionin “Shpjegime”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *