EUROPRO FINANCON IDETË E BIZNESTI TË GRAVE DHE TË RINJËVE NË BUJANOC

Bujanoc, 14. gusht 2023. – Gratë dhe të rinjtë deri në 30 vjeç nga Bujanoci mund të marrin pjesë në konkursin e EUPro plus për të mbështetur fillestarët në biznes dhe vetëpunësim përmes blerjes së pajisjeve dhe prezantimit të shërbimeve. Afati i fundit për aplikim është 12 shtator, ndërsa detajet dhe dokumentacionin e aplikimit mund t’i gjeni KËTU.

Qëllimi i projektit është të mbështesë punësimin e grave dhe të rinjve nga komunat e pazhvilluara në rajonet e Shumadisë, Serbisë perëndimore, jugore dhe lindore duke ofruar pajisje dhe shërbime për fillimin e një biznesi, si dhe fuqizimin e kompanive të reja.

Buxheti i përgjithshëm është 375.000 euro, ndërsa shuma e mbështetjes për projekt individual është nga 5.000 deri në 10.000 euro.

Një bashkëfinancim minimal prej 10% të vlerës së projektit kërkohet për aplikantët që ende nuk kanë regjistruar subjektin e tyre afarist, ose 15% për subjektet ekzistuese të biznesit.

Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë gratë dhe të rinjtë (deri në 30 vjeç) që planifikojnë të fillojnë biznesin e tyre, si dhe gratë dhe sipërmarrësit e rinj, ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NMV) në pronësi të grave ose të rinjve, të regjistruara në 2022 ose pas.
Siç thuhet në thirrje, do të financohet prokurimi i pajisjeve të reja dhe prezantimi i shërbimeve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së produkteve ekzistuese, gjegjësisht zhvillimit të produkteve të reja, rritjes së produktivitetit, mbështetjes së zhvillimit të produkteve me vlerë më të madhe të shtuar, zëvendësimit të importit dhe mundësojnë futjen e inovacioneve dhe zgjerimin e tregut.
Projektet e mbështetura duhet të përfshijnë aktivitete me përgjegjësi shoqërore që do të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *