PRESHEVËS 1.75 MILIONË EURO NGA SHTETI, PLANIFIKOHET NDËRTIMI I SHTEGUT TË ÇIKLISTËVE

Bujanoc, Preshevë 15. gusht 2023. Komuna e Preshevës ka pranuar 1,75 milionë euro nga Ministria e Ndërtimit dhe Infrastrukturës për forcimin e infrastrukturës në kuadër të të ashtuquajturit projekti LIID për fuqizimin institucional të pushtetit lokal në Serbi.

Siç thuhet në dokumentin e publikuar nga ministri Goran Vesiq, Presheva duhet t’i përdorë këto para të pakthyeshme për disa punë infrastrukturore.

Përveç rehabilitimit dhe rikonstruksionit të infrastrukturës ekzistuese, paratë duhet të përdoren edhe për ndërtimin e shtigjeve për çiklistë, zona për transportin publik, gjelbërimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndotjes si dhe rregullimin e parkimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *