Bujanoc, 6. shtator 2023. Nga 1 shtatori, pagat e infermierëve dhe teknikëve shëndetësorë, si dhe e punonjësve arsimorë u rritën me 5.5 për qind, ndërsa rritjen do ta ndjejnë në tetor kur do t’u paguhet pagat. Infermierët që punojnë në spitale mund të llogarisin në një rritje prej rreth 3700 dinarë, ndërsa paga e infermierëve në qendrat shëndetësore do të jetë më e lartë për rreth 3500 dinarë. Paga e mësuesve në shtator do të jetë më e lartë për rreth 4100 dinarë.
115.000 persona të punësuar në shëndetësi dhe 143,867 në arsim që nga 1 shtatori do të kenë paga më të larta, raportonEuronews.
Bëhet fjalë për një rritje të jashtëzakonshme të pagave prej 5.5 për qind në arsim dhe shëndetësi dhe siç është paralajmëruar më parë, në janar të vitit të ardhshëm do të ketë rritje prej 10 për qind.
Një infermiere e cila punon për kujdesin ndaj pacientëve në spital, tani ka pagën bazë prej 66,706 dinarë, dhe me rritjen e shtatorit prej 5,5 për qind, paga do të jetë 70,431 dinarë. Nëse do të ketë rritje të pagave edhe për 10 për qind, siç është paralajmëruar, paga e tyre bazë do të jetë 77.475 dinarë.
Infermierët në qendrat shëndetësore tani kanë pagë bazë prej 64.112 dinarë, ndërsa me rritjen e shtatorit mund të llogarisin në shumën prej 67.638 dinarë. Me një rritje të re prej 10 për qind, ata do të marrin pagë prej 74.402 dinarë.
Një infermiere që punon në repartin e terapisë intensive, salla operative, urgjencë, psikiatri, infermiere radiologjie tash e ka pagën bazë prej 69.102 dinarë, ndërsa me një rritje prej 5.5 për qind do të ketë 72.906 dinarë. Me rritjen e paralajmëruar të pagave prej 10 për qind, infermierët në terapi intensive mund të llogarisin në pagën prej 80.183 dinarë.
Me rastin e rritjes së paralajmëruar të pagave prej 10 për qind në shëndetësi, llogaritja tregon se një mjek i specializuar në urgjencë, salla operative, reanimacion dhe onkologji do të ketë pagë prej 149.957 dinarë nga 135.097 dinarë sa e ka aktualisht. Mjekët specialistë në institucionet spitalore të kujdesit shëndetësor mund të llogarisin në një rritje të pagës nga 125,960 aktuale në 139,816 dinarë. Një doktor i mjekësisë, duke përfshirë edhe qendrat shëndetësore, tani ka pagë prej 107.877 dinarë, ndërsa me rritjen do ta ketë pagën bazë prej 119.743 dinarë.
Punonjësit në kujdesin shëndetësor paguhen jashtë orarit, në gatishmëri gjatë fundjavave dhe festave, si dhe për punë natën.
Një rritje shtesë prej 10 për qind do të rrisë gjithashtu pagat e punonjësve arsimor. Llogaritja i referohet pagës bazë të një punonjësi arsimor, me kualifikim profesional të shkallës së shtatë dhe një fond të plotë orësh. Për çdo vit shërbimi, paga e tyre rritet me 0.4 për qind shtesë.
Paga fillestare e një profesori me shkallën e shtatë të arsimit profesional dhe me fond të plotë të orëve tani është 74.683 dinarë. Me rritjen e shtatorit prej 5.5 për qind, ai do të marrë 78.801 dinarë. Me një rritje tjetër që është paralajmëruar, thotë Kokot, ai do të ketë pagë prej 86 mijë dinarë. Kjo është një rritje prej 11.000 dinarë në krahasim me pagën që marrin aktualisht.
Početna EKONOMI PUNONJËSIT SHËNDETËSOR DHE ARSIMORË ME PAGA TË RRITURA: PËR PROFESORË 74.600, MOTRAT MEDICINALE 70.400 DINARË
PUNONJËSIT SHËNDETËSOR DHE ARSIMORË ME PAGA TË RRITURA: PËR PROFESORË 74.600, MOTRAT MEDICINALE 70.400 DINARË
Bujanovačke7. Sep 2023.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTË DIELËN NË ORA 20 KONCERT HUMANITAR NË LLOPARDINCË DHE RAKOC PËR TEODORËN DHE OGNJENIN
Next PostSULME TË REJA TË QENËVE ENDACAK, NJË BUJANOCAS PËRFUNDON NË SPITAL